Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Deklarata e Ramës/ Nishani: Fjalor skandaloz, ja platforma pro serbe e kryeministrit

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Deklarata e Ramës/ Nishani: Fjalor skandaloz, ja platforma pro serbe e kryeministrit

Ish-presidenti Bujar Nishani e ka cilësuar fjalimin e sotëm të Ramës në Pejë si skandaloz, vulgar dhe të çartur.

Në një reagim në Facebook, Nishani shkruan se Rama vijoi platformën e tij pro serbe, duke e paraqitur Serbinë si një partnere model me Shqipërinë dhe jo aq të mirë me Kosovën.

Po ashtu, ish-presidenti u fokusua tek sulmi që Rama i bëri BE-së, teksa shkruan se shpalli Evropën si armike të Kosovës dhe se po minon stabilitetin e sigurinë në rajon.

Postimi i plotë:

Fjalori skandaloz, vulgar dhe i çartur që Kryeministri i Shqipërisë rrodhi në takimin dhe aktivitetet zyrtare midis qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në Pejë, ishte pjesa më pak problematike.

Kjo për një fakt të thjeshtë !

Atë nëse kemi parasysh, individin që e mbart postin e Kryetarit të Qeverisë Shqiptare.

Jo thjesht djallëzore, por e turpëshme dhe e dënueshme ishte pjesa përbajtësore e tezave të këtij kryeministri, qoftë në raportet Shqipëri-Kosovë, qoftë në kontekstin rajonal.

Fjalimet dhe deklaratat e Kryeministrit të Shqipërisë ishin fund e krye një retorikë pa asnjë objektiv të qartë, pa asnjë raportim të angazhimeve të mëparshme në sa e sa takime e vizita të ndërsjellta.

“Mbështesim masat e marra të Kosovës ndaj Serbisë”, tha Kryeministri i Shqipërisë !

Po si, qysh, me çfar aktesh ? Hic ! Asgjë !

Të thuash që ka vajtur atje i papregatitur është të neglizhosh të vërtetën e hidhur.

Ka 5 vjet, që sa herë takohet me autoritetet e Kosovës, sa herë bën mbledhje qeverie deklaron se ; “ do të unifikojmë doganat” !!

Asgjë konkrete në 5 vite !

Përsëri të njëjtën deklaratë retorike edhe sot në Pejë.

Ajo çka ishte më e rënda, ishte vijimi i tentativave nga Kryeministri i Shqipërisë për të fshehur praktikat destabilizuese të Serbisë ndaj Kosovës dhe gjithë rajonit në tërësi.

Kryeministri i Shqipërisë vijon platformën e tij pro serbe e antirajonale që ka inicuar që nga dita e parë e hyrjes së tij në zyrën e Kreut të Qeverisë.

Ai vazhdon ta paraqesë Serbinë si një partnere model me Shqipërinë dhe jo aq të mirë me Kosovën !!!

Kjo tezë Ramiste nuk është gjë tjetër veçse një vasalitet i shëmtuar ndaj platformës së hegjemonisë Serbe në Ballkan.

Politikat, përpjekjet, investimet e gjithëfarllojshëme të Serbisë për destabilitetin e Ballkanit nuk janë thjesht “papajtueshmëri me Kosovën” por minim i stabilitetit, qetësisë e sigurisë të të gjithë popujve dhe vendeve të rajonit, përfshirë dhe Shqipërinë.

Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe të gjitha vendet e tjera të rajonit kanë dëshmuar tashmë në mënyrë të konsoliduar se janë për mirëkuptimin, bashkëpunimin, respektin reciprok dhe integrimin Euro-Atlantik.

Kryeministri i Shqipërisë nuk mundi ta thoshte dot këtë dhe të denonconte manovrat krejt në kah të kundërt të të vetmit vend të këtij rajoni, Serbisë, e cila vijon të mos heq dorë nga tentativa për hegjemoni ndaj të gjithë të tjerëve.

Kryeministri i Shqipërisë flet për projekt “partneriteti strategjik të Shqipërisë me Serbinë”, por ajo të mos i kërkoj Kosovës të citojë “Metohinë” !!!!

Ky na qenka problemi që po shkaktoka Serbia ????

O tempora ! O mores !!!

Kryeministri i Shqipërisë, nga Peja, më shumë sulmoi dhe lëshoi fyerje ndaj Bashkimit Evropian se sa denoncoi dhe dënoi qëndrimet ekstremiste dhe hegjemoniste të Serbisë mbi Kosovën e mbi të gjithë Rajonin.

Këtë herë, ky kryeministër shkoi ne Pejë për të shpallur Europën si armike të Kosovës dhe Serbinë si partnere të mundëshme strategjike të Shqipërisë !

O tempora ! O mores !

TË LIDHURA

Aksident në aksin Thumanë- Fushë Krujë, makinat bëhen copash, një person i lënduar
Aktualitet

Aksident në aksin Thumanë- Fushë Krujë, makinat bëhen copash, një person i lënduar

22:32 | 25/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.
Kryesore

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
RRITJA E PAGAVE FORCON BUXHETIN/ Më shumë deklarime dhe paga më të larta, më shumë të ardhura
Ekonomi

RRITJA E PAGAVE FORCON BUXHETIN/ Më shumë deklarime dhe paga më të larta, më shumë të ardhura

22:10 | 25/12/2025
Next Post
Tmerri i familjes Beckham, banda famëkeqe e sulmon dy herë në fermën 6 milionëshe

Tmerri i familjes Beckham, banda famëkeqe e sulmon dy herë në fermën 6 milionëshe

Deklarata e fortë e trajnerit: Duam bashkim me Shqipërinë, Duka i korruptuar ka…

Deklarata e fortë e trajnerit: Duam bashkim me Shqipërinë, Duka i korruptuar ka...

Franca ‘ultimatum’ Rusisë: Lini të lirë marinarët dhe anijet ukrainase

Franca ‘ultimatum’ Rusisë: Lini të lirë marinarët dhe anijet ukrainase







JU REKOMANDOJMË

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

22:36 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Njihuni me banorët më shumë dhe më pak të pëlqyer nga publiku
Showbizz

Njihuni me banorët më shumë dhe më pak të pëlqyer nga publiku

by mirseda
22:40 | 25/12/2025
0

Kanë kaluar vetëm 5 ditë nga starti i “Big Brother VIP Albania 5” dhe rrjetet sociale kanë...

Aksident në aksin Thumanë- Fushë Krujë, makinat bëhen copash, një person i lënduar

Aksident në aksin Thumanë- Fushë Krujë, makinat bëhen copash, një person i lënduar

22:32 | 25/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
RRITJA E PAGAVE FORCON BUXHETIN/ Më shumë deklarime dhe paga më të larta, më shumë të ardhura

RRITJA E PAGAVE FORCON BUXHETIN/ Më shumë deklarime dhe paga më të larta, më shumë të ardhura

22:10 | 25/12/2025
Stadiumi ‘Bernabeu’, minierë ari për Realin e Madridit, do t’i sigurojë 1/3 e të ardhurave

Stadiumi ‘Bernabeu’, minierë ari për Realin e Madridit, do t’i sigurojë 1/3 e të ardhurave

22:07 | 25/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com