Mbledhja e dy qeverive që është mbajtur sot në Pejë ka përfunduar me një fotografi të përbashkët të anëtarëve të kabineteve qeveritare, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.
Të gjithë në fund e kanë bërë shqiponjën me duar. Por ishte zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ai që nuk e pati idenë se si bëhet shqiponja.
Por jo vetëm Hoxhaj, edhe Sonila Qato nga radhët e përfaqësuesve të Tiranës nuk ka ditur ta bëjë simbolin e “Shqiponjës”. Ndërsa ministret Nikolla, Manastirliu dhe Kumbaro as që e kanë marrë mundimin për të bërë me duar simbolin.