Një rast i çuditshëm vjedhjeje është publikuar sot nga Policia e Vlorës. Një 33-vjeçar, i fiksuar pas automjeteve tip Mercedes Benz, i vidhte ato. I përdorte për pak ditë, e më pas i braktiste në të njëjtin vend që i merrte.
Mësohet se katër automjetet e vjedhura u janë kthyer pronarëve, ndërsa autori është arrestuar.
Arrestohet hajduti i makinave ne Vlore on Vidnews.
NJOFTIMI I PLOTË:
“Pas një pune hetimore disa mujore është zbuluar se ky shtetas ka vjedhur në kohë të ndryshme 4 automjete të markës “Mecedes Benz” dhe pasi i përdorte disa ditë, i braktiste ato në të njëjtën zonë, zakonisht në lagjen “15 Tetori” Vlorë. Në lidhje me automjetet e sekuestruara më sipër, ju bëjmë me dije se Policia ua ka dorëzuar pronarëve përkatës”, thuhet më tej në njoftimin e Policisë.
Kapet dhe ndalohet një shtetas për vjedhjen e 4 automjeteve në qytet.
Më datë 25.11.2018, Seksioni për Krimet pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, pas një pune të mirëorganizuar ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të vjedhjeve në seri:
K.K., 33 vjeç, banues në Vlorë (I dënuar më parë për të njëjtën vepër penale).
Policia ka dokumentuar një sërë vjedhje automjetesh për të cilat dyshohet se shtetasi K.K, është autorë i vjedhjeve të tyre, konkretisht si më poshtë:
• Më datë 22.09.2018, në lagjen “Isa Boletini” është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit H.H.
• Më datë 23.10.2018, në legjen “28 Nëntori” është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit N.K.
• Më datë 18.07.2018, në lagjen “28 Nëntori” është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit A.D.
• Më datë 09.05.2018, në lagjen “28 Nëntori” është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit N.A.
Pas një pune hetimore disa mujore është zbuluar se ky shtetas ka vjedhur në kohë të ndryshme 4 automjete të markës “Mecedes Benz” dhe pasi i përdorte disa ditë, i braktiste ato në të njëjtën zonë, zakonisht në lagjen “15 Tetori” Vlorë.
Në lidhje me automjetet e sekuestruara më sipër, ju bëjmë me dije se Policia ua ka dorëzuar pronarëve përkatës.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.