Dashuria për njerëzit e dashur që nuk janë më në jetë është aq e madhe sa do të donim t’i kishim ata pranë në çdo ngjarjeje të rëndësishme. Një vajzë donte të mbante mend ish të dashurin e saj që nuk jetonte me një album me foto të veçanta në ditën kur duhej që të martoheshin.
Historia e Debbie Gerlach ka prekur të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale ku janë shpërndarë fotot.
I dashuri Randy Zimmerman vdiq në një aksident me makinë disa muaj para dasmës. Por Debbie Gerlach donte ta mbante mend atë në ditën e saj të dasmës. Ajo ka veshur fustanin e saj të dasmës dhe ka paraqitur me hologramë imazhin e ish të dashurit të saj. Histori është publikuar në Tucson të SHBA-ve.
Vajza ka shpërndarë fotot në profilin e saj në Facebook ku shkruan: “Sot duhet të ishte dita më e mirë e jetës sime. Sot duhet të isha martuar me mikun tim më të mirë.
Por sot nuk do të shohë pamjen e fytyrës së Randy në fund të atij rreshti, kur ai do të më shohë për herë të parë në veshjen time të dasmës, veshje që duhej të fshehja prej tij, sepse ai nuk mund t’i rezistonte tundimit për ta parë atë “.
Ideja e hologramit është nga fotografja Kristie Fonseca, e cila shpjegoi se si ka lindur ky propozim origjinal. “Kur fola për herë të parë me Debbie, ajo më tregoi historinë tragjike dhe më pyeti nëse mund të futja të dashurin e saj në atë që duhet të ketë qenë dita e tyre e veçantë “, deklaroi Kristie Fonseca. TIRANA TODAY