Një shqiptar 35-vjeçar është gjetur i vdekur në burgun grek, ku po vuante dënimin. Shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është gjetur pa jete në një qeli të burgut të Trikalasë në Greqi.
Sipas mediave greke, ka qenë personeli i burgut, që e kanë gjetur të vdekur. Ata i janë drejtuar qelisë së të ndjerit, pasi nuk i ishte përgjigjur thirrjes së rojeve të burgut. Ende nuk ka një informacion zyrtar, lidhur me shkaqet e vdekjes së shqiptarit.