Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Rusia është duke pushtuar Mesdheun

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
Rusia është duke pushtuar Mesdheun

Nga Marco Petrelli “eastwest”/ “Gjatë sërvitjes, ekuipazhi i anijeve luftarake, identifikoi objektivat e njësisë së mbrojtjes ajrore duke shkatërruar avionët e simuluar të armikut, dhe përdorur sistemet e mbrojtjes ajrore në bordin e anijeve”- tha për agjencinë Tass, Alekei Rulev, kreu i zyrës së informacionit publik të flotës së Detit të Zi, që u angazhua nga 20 nëntori në një “lojë lufte” në ujërat e Mesdheut.

Në fakt, pjesë të flotës së Voenno-Morskoj, u nisën nga baza e Sevastopolit për të marrë pjesë në një stërvitje 30-ditore të nëndetëseve.

Luftanijet kryesore ruse janë fregatat Makarov dhe Essen, të prodhuara në vitin 2014, dhe të përshtatura për të transportuar dhe lëshuar raketa KALIBR, si ato të përdorura në konfliktin sirian. E veçanta, është se një forcë e tillë, është rrugës për në ujërat e ngrohta të Mesdheut,

në më pak se një javë pas përfundimit të bisedimeve të Palermos.

Në fakt zgjedhja e Rusisë për ta shndërruar Mesdheun në një skenë të shfaqjes së forcës së sajRusisë, ishte përgatitur tashmë nga një sërë takimesh, duke filluar nga mesi i tetorit me presidentin egjiptian El-Sisi, që shkoi në Soçi me rastin e 75-vjetorit të marrëdhënieve Egjipt-Rusi.

Takimi ndihmoi në forcimin e lidhjes mes dy vendeve, siç e pranon vetë Putini:”Ne kemi projekte të mëdha, si ndërtimi i një centrali bërthamor, dhe një parku teknologjik. Ne kemi krijuar mekanizma të mirë bashkëpunimi, duke përfshirë formatet “dy+dy”:ministrat tanë  mbrojtjes dhe ata të jashtëm. Ne jemi shumë të kënaqur t’i mirëpresim miqtë tanë në Rusi,

dhe të kemi mundësinë të diskutojmë mbi zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, dhe problemeve rajonale me ju këtu në Soçi”.

Aktiviteti rus në Egjipt, mbulon në fakt shumë fusha, nga ngritja e impiantit nuklear El Daba, tek marrëveshjet dypalëshe të tregtisë, nga bujqësia tek mbrojtja, dhe lufta kundër terrorizmit:”Ne po koordinojmë përpjekjet tona në luftën kundër terrorizmit. Bashkëpunimi ynë në të gjithë sektorët, bazohet në marrëdhëniet që kemi ruajtur për 75 vjet”- e pranoi vetë El-Sisi, vendi i të cilit është së bashku me Sirinë një nga partnerët kryesorë të Rusisë në Lindjen e Mesme.

Një tjetër takim që i parapriu atij në Palermo, ishte midis Ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shogu, dhe gjeneralit Khalifa Haftar në 7 nëntor të vitit të kaluar në Moskë, gjatë së cilës lideri i Ushtrisë Kombëtare të Libisë, diskutoi mbi nevojën për të forcuar bashkëpunimin për luftën e përbashkët për terrorizmin.

Dikush mund të pyesë se çfarë kuptimi, kishte pjesëmarrja e Moskës, Kajros dhe komandantit të LNA në samitin e Palermos, nëse vendimet në lidhje me sigurinë dhe asetet e ardhshme të Afrikës së Libisë e Veriut, janë marrë tashmë nën hijen e kullave të Kremlinit.

Përgjigjja gjendet në fjalimin e kreut të Grupit të Kontaktit të Rusisë në qeverinë libiane, Lev Dengov mbi temën e zgjedhjeve:”Gjithkush dëshiron mbajtjen e zgjedhjeve. Sigurisht. Por njëherazi, duhet të pranojmë se ekziston rreziku që edhe nëse mbahen zgjedhjet, njëra nga palët me ndikim të na thotë:”Nuk më pëlqejnë rezultatet e këtyre zgjedhjeve, pasi ne nuk po fitojmë!”. Kjo do të çojë në një konflikt të ri, pasi sot ekziston vetëm një rezulotë. Dhe këtë nuk mund ta shmangin as aktorët e jashtëm, të cilët mund të sigurojnë kushtet e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve”.

Fjalë që në mënyrë të tërthortë e vënë në dyshim si El-Sarraj, kryeministër i qeverisë së njohur nga OKB-ja, siato vende perëndimore që e mbështesin atë me më shumë forcë, por që deri tani kanë dështuar në përpjekjet e tyre për të ndihmuar Tripolin, për të rivendosur autoritetin në brendësi të territorit libian.

Rusia dëshiron të prezantohet në botë, si një aktore e aftë që jep një kontribut të rëndësishëm për stabilitetin e Afrikës Veriore, duke mbështetur njeriun e saj, Haftar, që në Palermo ka marrë një status të vërtetë institucional, duke lënë në hije edhe figurën e presidentit El-Sarraj.

Por jo vetëm. Në vitin 2008, gjatë një takimi në Kremlin, Putin është përpjekur të negociojë me Gadafin për ndërtimin e bazave detare ruse, skenar që u refuzua nga koloneli, ndoshta nga frika e një kundërpërgjigje të mundshme të ashpër nga ana e SHBA-së.

Pasi ndryshuan ekulibrat, Moska është tashmë në një pozicion force:në rrezik është shumë më tepër sesa thjesht një dalje në det, si një mundësi për të zgjeruar ndikimin në një zonë të tërë, duke përfshirë Sirinë, Egjiptin dhe Libinë, kombe që tani janë lidhur në mënyrë vendosur me federatën ruse.

Një strategji që ndahet në tri pjesë:ajo diplomatike e takimeve dhe samiteve ndërkombëtare, ajo e investimeve dhe ndihmës financiare për modernizimin e ekonomisë siriane dhe asaj egjiptiane, dhe e ushtrisë me stërvitje të ndryshme, që përveç testimit të aftësive mbrojtëse anti-nëndetëseve, synojnë të kuptojë se sa Evropa dhe Shtetet e Bashkuara janë në gjendje të frenojnë lëvizjen e Kremlinit në pjesën Qëndrore dhe Lindore të Mesdheut.

Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: “pushtuar”dukeështëMesdheunrusia

TË LIDHURA

“Arlis Ndërtim” premton rindërtimin e plotë të apartamenteve të dëmtuara
Aktualitet

Pse zjarri ishte agresiv? Kreu i Zjarrfikëses: Shtresa e jashtme shpërndau flakët

22:39 | 15/04/2026
Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar
Kryesore

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

21:24 | 15/04/2026
Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë
Aktualitet

Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë

20:50 | 15/04/2026
Next Post
Interi rikthehet tek fitorja, shkëlqejnë yjet e rinj (Video)

Interi rikthehet tek fitorja, shkëlqejnë yjet e rinj (Video)

Ndryshimi i kufijve, Haradinaj lëshon ‘bombën’: Janë derdhur shumë para

Haradinaj i bindur: Nëse bashkohet Shqipëria dhe Kosova kryeministër bëhet ...

“I padëshiruari” shpëton Barcelonën, Atletico Madrid bie në minutën e 90’ (Video)

“I padëshiruari” shpëton Barcelonën, Atletico Madrid bie në minutën e 90’ (Video)







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

“Arlis Ndërtim” premton rindërtimin e plotë të apartamenteve të dëmtuara
Aktualitet

Pse zjarri ishte agresiv? Kreu i Zjarrfikëses: Shtresa e jashtme shpërndau flakët

by mirseda
22:39 | 15/04/2026
0

Drejtori i Zjarrfikëses në Tiranë Shkëlqim Goxhaj, në një intervistë sonte në 15 prill dha më shumë...

“E dija që ishim bërë për njëri-tjetrin”/ Selin rrëfehet për marrëdhënien me Gimbon

“E dija që ishim bërë për njëri-tjetrin”/ Selin rrëfehet për marrëdhënien me Gimbon

22:20 | 15/04/2026
Nuk kanë fund golat në pjesën e parë, Reali udhëheq ndaj Bayern në Champions

Nuk kanë fund golat në pjesën e parë, Reali udhëheq ndaj Bayern në Champions

21:55 | 15/04/2026
Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

21:36 | 15/04/2026
Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

21:24 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com