Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

“Prekja e kufijve do të thotë luftë”, apeli i fortë i shqiptarëve në veri të Kosovës

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
“Prekja e kufijve do të thotë luftë”, apeli i fortë i shqiptarëve në veri të Kosovës

Nga Elanor Rose “Politico.eu”/Çabër, Kosovë – Kur njerëzit e këtij fshati në veri të Kosovës, u rikthyen në shtëpitë e tyre të rrafshuara nga forcat serbe në luftën e viteve 1998-1999, ata shpresonin t’i rindërtonin ato, dhe të jetonin në siguri për brezat që do të vinin. Tani ata kanë frikë, se mund të detyrohen të largohen sërish, pas propozimeve për të ndryshuar kufijtë, si pjesë e një paqeje të përhershme mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, dhe ai serb Aleksandar Vuçiç, e kanë prezantuar këtë ide, si një mënyrë për t’i dhënë fund konfliktit të ngrirë prej kohësh mes dy vendeve, dhe për t’i hapur rrugën secili anëtarësimit në Bashkimit Evropian.

Por kjo ide ka shumë kritikë, të cilët argumentojnë se do të destabilizonte Ballkanin, duke i inkurajuar të tjerët të kërkojnë ndryshime kufijsh. Ata shohin rrezikun e rikthimit në dhunën e motivuar etnikisht, që e rrënoi rajonin në vitet 1990. Vetëm biseda mbi këtë çështje, i ka tmerruar fshatarët në Çabër, i njohur ndryshe edhe si Çabra, një fshat i veçuar, i populluar plotësisht nga shqiptarët etnikë, por e rrethuar nga vendbanimet serbe në kodrinat e komunës së Zubin Potokut, në bregun verior të lumit Ibër.

“Për ne, është një rikthim tek kujtimet e dhimbshme”- thotë kryeoplaku i fshatit, Agim Hasani.

Çdo ndryshim kufitar i negociuar nga Beogradi dhe Prishtina, mund të ketë implikime të mëdha për popullatën e këtij fshati. Edhe pse asnjëra nga palët, nuk ka zbuluar detaje të ndryshimeve që ata propozojnë, ideja e përgjithshme është se disa zona kryesisht serbe në veriun e Kosovës  do t’i bashkohen Serbinë, ndërsa disa komunitete kryesisht shqiptare etnike në Serbinë jugore, do të bëhen pjesë e Kosovës.

Kjo do të thotë që komuna e Zubin Potokut – me popullsinë e saj kryesisht serbe – do t’i bashkohet Serbisë në veri. Fshatarët në Çabër, thonë se nëse ndodh kjo, ata do të largohen, në vend se të mbeten nën sundimin e një vendi që dikur i ka shtypur brutalisht.

Çabra ishte në frontin e luftës, dhe u dëmtua aq shumë nga luftimet, saqë u kategorizua nga agjencitë e ndihmës humanitare si fshati më i shkatërruar në Kosovë. Dëmi më i rëndë iu shkaktua mbrëmjen e 29 marsit 1999, pak ditë pasi nisën sulmet ajrore të NATO-s kundër pozicioneve ushtarake serbe.

Fshatari Ekrem Kamberi, 45 vjeç, kujton se u zgjua i tmerruar në orën 3 të mëngjesit, pas predhave që po binin në fshat nga pozicionet afër fshatit fqinjë serb të Zupçës. “Nuk e prisnim, dhe ishim të frikësuar”- thotë ai. Rreth 1400 fshatarë u arratisën me traktorë ose makina, disa madje pa mundur të merrnin as rrobat e trupit.

Ata u shpërndanë nëpër shtëpitë e të afërmve dhe miqve, ose “kudo që ishte e sigurt”. Kamberi u strehua në Shqipëri. Në total, u vranë 21 persona. Pesë prej tyre rezultojne ende të zhdukur. Pasiguria e lindur nga bisedimet për shkëmbimin e territoreve, e ka tronditur shumë komunitetin e Çabrit. “Fshatarët u zemëruan kur dëgjuan për të, duke shkruar plot mllef në mediat sociale”, thotë shoku i Kamberit, Sabedin Uka, 52 vjeç, një punonjës social.

Uka u plagos në këmbë nga një granatë, gjatë një sulmi serb në konfliktin e vitit 1999. “Presidenti nuk mund të vendosë për ndryshimin e kufirit. Unë do të largohesha nga Çabri, po ashtu shumica e njerëzve, pasi s’do të kishim siguri”- thotë ai në një zyrë të vogël të administratës së fshatit. Arsyeja se pse ndihet kështu, është e thjeshtë. “Kjo vjen për shkak të të kaluarës”- thotë Uka. Kamberi bie dakord me të. “Plagët janë ende të freskëta”- thotë ai.

Kur banorët e Çabrit u rikthyen në shtëpi pas konfliktit, gjetën vetëm predha të djegura dhe grumbuj rrënojash. “Gjithçka ishte rrafshuar, nuk kishte shkollë, asgjë”- thotë Enver Hasani, drejtor i shkollës së fshatit. Pas ikjes së shiptarëve, serbët erdhën me buldozerë, duke rrafshuar të 230 shtëpitë, përfshirë xhaminë e fshatit.

Për 2 vjet, 700 të rikthyerit jetuan në çadra. Në vitin 2001, me ndihmën e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, filloi ndërtimi i shtëpive të reja, thotë Kamberi. Me fondet e ngritura nga Fondacioni Body Shop, ata ndërtuan gjithashtu një shkollë të re. Fshatarët jetojnë tani nën ruajtjen e trupave të KFOR-it në Kosovë, të cilat vazhdojnë të patrullojnë vazhdimisht rrugën kryesore të Çabrit.

Por pajtimi me fqinjët serbë, ka qenë i ngadaltë, dhe vështirësohet nga pengesa të mëdha. Në korridorin e shkollës varen portretet e 3 djemve të rinj shqiptarë, si një përkujtim për incidentin më të rëndë në historinë e pasluftës së Çabër. Në një pasdite të marsit 2004, 3 fëmijë të moshës 9, 11 dhe 12-vjeç u mbytën në lumin disa qindra metra larg.

Raportet në atë kohë, pretendonin se një serb nga Zupça i kishte detyruar të futeshin në lumë pasi u kishte vërsulur qenin e tij, ndonëse një hetim i OKB-së nuk mbështeti akuzat për një vepër penale. Sot, kryeplaku i fshatit Agim Hasani – i cili ishte në vendin e ngjarjes pas minuta pas tragjedisë, thotë se pronari i qenit veproi pa dashje.

Por incidenti, ishte i mjaftueshëm, për të shkaktuar akte dhune të rënda. Mijëra shqiptarë të zemëruar protestuan ashpër në qytetin e ndarë etnikisht të Mitrovicës dhe qytete të tjera. Nëntëmbëdhjetë pesona u vranë, dhe dhjetëra kisha ortodokse serbe u shkatërruan. Që atëherë, vendasit kanë punuar për të minimizuar tensionet me serbët e Zupçës.

“Ato ngjarje janë ende të pranishme – prindërit nuk do t’i harrojnë dot kurrë. Ka pasur një barrikadë mes Çabrit dhe Zupçës, nga ku njerëzit shkëmbenin fyerje gati çdo ditë. Por jo më shumë se kaq. Ne kemi arritur të stabilizojmë fshatin”- thotë Hasani. Njerëzit nga të dyja fshatrat shohin gati çdo herë punët e tyre, dhe rrallë kontaktojnë me njëri-tjetrin. Megjithëse Hasani thotë se ka një komunikim të rregullt ndërmjet liderëve të komunitetit.

Ndryshimi territorial i propozuar, ka fituar një fare mbështetje, duke përfshirë edhe një pjesë të pakicës etnike serbe të Kosovës, të cilët ndjehen të shqetësuar për trajtimin e tyre nga autoritetet kosovare që nga fundi i luftës. LLazar Rakiç, 30 vjeç, i cili është rritur në Zupçë, dhe tani është drejtues i programit në Qendrën Alternative të Zgjidhjeve të Kontesteve, një OJQ në Mitrovicën e Veriut, thotë se serbët përballen me probleme administrative, siç janë marrja e dokumenteve bazë, duke përfshirë çertifikatat e lindjes dhe martesës.

Ai thotë se nuk është nacionalist, por e sheh shkëmbimin e territoreve si një mënyrë pragmatike që Vuçiç ta njohë Kosovën, pa humbur mbështetjen e serbëve. Ai sugjeron se mund të gjendet një mënyrë, që Çabri të mbetet pjesë e Kosovës. “Fshati është i lidhur me rrugë në jug të Mitrovicës, kështu që ata mund të vendosin rreth tij vijën  e re kufitare”- thotë ai.

Në Çabër, drejtori i shkollës Enver Hasani, thotë se shkolla e tij është lënë në harresë. “Ajo që duam për të ardhmen, është t’u japim fëmijëve një arsim cilësor. Por, ndërkohë që ekziston kjo situatë e pasigurt, këto ëndrra janë të paqarta”- thotë ai. Ai është “90 për qind i sigurt”, që nuk do të ketë shkëmbim territoresh. “Ju nuk e keni idenë se çfarë mund të ndodhë. Korrigjimi i kufirit, do të ndryshonte të gjitha ëndrrat dhe realitetet tona”- thekson ai.

Kryeplaku i fshatit, Agim Hasani, është i apasionuar për atë që Çabri do të thotë për banorët vendas. “A e dini se çfarë është vendlindja për ne? Ajo është një vend i shenjtë”- thotë ai. Populli i Çabrit, do të refuzonte të jetonte nën sovranitetin serb, këmbëngul Hasani dhe bën një paralajmërim, duke këmbëngulur se shqiptarët etnikë nuk do të vendosnin të jetonin sërish nën sundimin serb. “Serbia, Hashim Thaçi dhe të gjithë ata që mbështesin këtë, nuk duhet të mendojnë se shqiptarët do të jenë njëlloj si disa vite më parë, duke e toleruar këtë gjë”- deklaron ai. A do të thotë kjo, se një shkëmbim territoresh nuk do të ishte paqësor? “Këtu mund të ndodhë gjithçka. Prekja e kufijve do të thotë luftë!”-paralajmëron ai.

Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Apelido të thotëe kufijvei fortei shqiptarëvelufteprekjatë Kosovësveri

TË LIDHURA

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes
Aktualitet

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes

22:58 | 03/07/2025
Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin
Aktualitet

Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin

22:05 | 03/07/2025
Rrezikon të mbytet një grua 60-vjeçare në Himarë, shpëtohet nga ndihma e shpejtë
Aktualitet

Rrezikon të mbytet një grua 60-vjeçare në Himarë, shpëtohet nga ndihma e shpejtë

21:27 | 03/07/2025
Next Post
Jetë luksoze dhe makina të shtrenjta, nuk do ta besoni sa fiton Ronaldo në një orë

Jetë luksoze dhe makina të shtrenjta, nuk do ta besoni sa fiton Ronaldo në një orë

Basha i bindur: Për pushtet Rama edhe mund të vrasë

Basha i bindur: Për pushtet Rama edhe mund të vrasë

Dosja sekrete/ Vrasja plot mister, si i vëllai zhduku trurin e Presidentit Kennedy

Dosja sekrete/ Vrasja plot mister, si i vëllai zhduku trurin e Presidentit Kennedy

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren
Showbizz

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren

by mirseda
23:01 | 03/07/2025
0

Pas thashethemeve që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet, se Olsi Bylyku dhe partnerja e tij Denada...

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes

22:58 | 03/07/2025
Abraham firmos me skuadrën e re, zyrtarizohet marrvëveshja

Abraham firmos me skuadrën e re, zyrtarizohet marrvëveshja

22:54 | 03/07/2025
1 në 10 fëmijë në Shqipëri viktimë e abuzimit – Alarm shoqëror

1 në 10 fëmijë në Shqipëri viktimë e abuzimit – Alarm shoqëror

22:10 | 03/07/2025
Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin

Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin

22:05 | 03/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com