Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Kërkoi favore seksuale, pushohet çështja ndaj ish-kreu i Gjykatës së Gjirokastrës

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Kërkoi favore seksuale, pushohet çështja ndaj ish-kreu i Gjykatës së Gjirokastrës

Dy vjet më parë, emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi rastin e bujshëm të ish- kreut të Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi, i cili i kërkonte favore seksuale një qytetareje, që të jepte në favor të saj një çështje që ajo kishte në këtë gjykatë. Një ditë pas transmetimit të këtij skandali, Këshilli i Lartë i Drejtësisë zhvilloi një mbledhje urgjente dhe liroi nga detyra gjyqtarin Boçi, duke ngritur dhe grup inspektimi për rastin.

Kjo çështje gjyqësore kaloi fillimisht për hetim në Gjykatën e Krimeve të Rënda, por kjo e fundit shpalli moskompetencë dhe ia kaloi Gjykatës së Fierit për të mos patur konflikt interesi me Gjykatën e Gjirokastrës.

Kështu, prokurorja e Fierit Elida Hoxha, e cila kryente hetimet, e pushoi çështjen në mënyrë flagrante duke bërë që ish-kreu i Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi të dalë i pafajshëm.

Nga ana tjetër prokurorja e Fierit, Elida Hoxha, pushoi çështjen në mënyrë flagrante. Por gjyqtarja, Okleda Liço (Manellari) e prishi këtë vendim, duke kërkuar hetim të thelluar.

Zonja në fjalë, e cila është viktimë e favore seksuale dhe kërcënimit nga ish-kreu i Gjykatës së Lartë, thotë se nuk është thirrur asnjëherë në seancë gjyqësore për t’u dëgjuar pretendimet e saj. Ajo tregon kalvarin e çështjeve gjyqësore, pas pushimit të hetimeve dhe apelimin e këtij vendimi.

“Jo vetëm që nuk më thërriti asnjëherë, nuk e pa të arsyeshme sipas gjykimit të saj, sepse kështu është shprehur dhe në Gjykatë. Unë e kundërshtova vendimin që prokurorja mori vendimin për pushimin e kësaj çështje në Gjykatën e Fierit. I ka rënë disa gjyqtarëve si çështje për të gjykuar, për të cilët unë kam kërkuar përjashtimin e tyre. Haptazi bashkëpunonin dhe mbanin qëndrim të njëanshëm me palën tjetër.

Këto kanë qenë arsyet që unë kam kërkuar përjashtimin dhe të gjyqtarit Piro Sota, të gjyqtares Adelina Zarka e me radhë. Dhe si përfundim u vendos që çështja të gjykohej nga gjyqtarja Matilda Shalla, e cila në një moment të caktuar jashtë çdo lloj procedure ligjore vendosi pushimin e gjykimit të çështjes penale duke u marrë si justifikim një rast në një seancë që unë nuk u paraqita, pasi depozituar në Sekretarinë e Gjykatës së Fierit një fletë-thirrje ku deklaroja dhe vërtetoja se unë në po të njëjtën ditë isha në një gjykim tjetër në Gjirokastër. Pas këtij vendimi që mori gjyqtarja Matilda Shalla, i jam drejtuar Gjykatës së Apelit Vlorë për kundërshtim të këtij vendimi. Me kryesuese znj.Iliba Bezati vendosi prishjen e vendimit nr.22044 datë 26.12.2017 të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe kthimin e akteve për vazhdimin e gjykimit në po atë gjykatë me të njëjtin trup gjykues.

Në seancën e parë që u caktua në Gjykatë e Fierit, kërkova përjashtimin e gjyqtares Matilda Shalla, u pranua kërkesa ime pasi dhe vet gjyqtarja dha dorëheqjen dhe u gjykua që çështja të gjykohej nga gjyqtarja Olkeda Liçe (Manellari). Kjo gjyqtare vendosi pranimin e kërkesës, prishjen e vendimit të datës 25.05.2017 i prokurores Elida Hoxha, duke i urdhëruar vazhdimin e hetimeve të mëtejshme në lidhje me detyrat e caktuara. Veprimet hetimore të përfundojnë brenda afatit 60 ditor”.

Ndërkohë, qytetarja e dëmtuar ka shprehur rezerva edhe për KLD-në, që pas më shumë se një viti inspektim, nuk doli me konkluzion zyrtar pasi nuk arriti të provonte dot autenticitetin e zërit të gjyqtarit Guximtar Boçi në audio-regjistrimin ku kërkonte favore seksuale.

“Ata i kanë të gjitha kompetenca, KLD, Gert Hoxha personalisht, në qoftë se vërtet donte të bënte inspektim të detajuar dhe të saktë dhe ligjor dhe të drejtë, i ka të gjitha kompetencat për të bërë vet ekspertizën e zërit, për të vërtetuar që ky punonjës i atij institucioni, siç ishte kryetari i Gjykatës Guximtar Boçi, ishte apo jo i pafajshëm. Për t’i vënë nderin në vend ose për t’i dhënë dënimin që meriton”.

Sërish drejtësia dështoi të bëjë drejtësi për zonjën që iu kërkuan favore seksuale dhe madje u kërcënua nga Guximtar Boçi. Sërish drejtësia dështoi të bëjë drejtësi për zonjës që iu kërkuan favore seksuale dhe madje u kërcënua nga Guximtar Boçi. Pas rikthimit të çështjes, prokurorja apeloi vendimin e gjyqtares në Apelin e Vlorës, dhe ky i fundit la në fuqi pushimin e çështjes.

“Atëherë, ankimohet vendimi i gjyqtares Olkeda Liçe (Manellari) nga prokurorja Elida Hoxha gjithashtu dhe nga Sajmir Vishaj, dhe klienti i tij Guximtar Boçi. Gjykohet në Gjykatën e Apelit Vlorë nga treshja e gjyqtarëve me kryesues z.Nazmi Troka. Kjo treshe vendosi ndryshimin e vendimit numër 1379 të datës 25.07.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, rrëzimin e ankimit, shpenzimet gjyqësore në ngarkim të kërkueses.

Çuditërisht, prishjen e vendimit të Gjykatës së Fierit, lënien në fuqi të vendimit të Prokurorisë së Fierit, duke bërë një arsyetim të këtij vendimi prej 18 faqesh kryefund copy-paste çfarë ka thënë Prokuroria në hetimet e veta. Dhe dolën në vendimin që unë as duhet të pyetesha, as duhet të bëj ballafaqimin, as duhej të bëhej ekspertiza e shkrimit që ishte apo jo e z.Guximtar Boçi, as duhej të bëhej ekspertiza e zërit. Çuditërisht vetëm për rastin Boçi nuk duhej të bëhej ekspertiza e zërit, sepse në të gjitha rastet e tjera kur ju intereson dhe kur duan ata, e bëjnë ekspertizën e zërit. Këtu është kapur edhe KLD në ato vendimet e veta që ka nxjerrë. Këtu është kapur edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, edhe Prokuroria e Fierit, këtu kapen edhe gjithë gjyqtarët dhe grupi i tyre që duan këtë çështje ta mbulojnë dhe ta nxjerrin si një blof.

Meqenëse Guximtar Boçi ka dalë një person i pafajshëm, meqenëse është një viktimë e gjithë kësaj historie se kështu donte ta nxirrte gjyqësori shqiptar, atëherë përse në adresën time vet Guximtar Boçi nuk ka ngritur kallëzim penal? Sepse, nëse ai e bën një gjë të tillë, atëherë unë privatisht do jem e detyruar të bëj ekspertizën e zërit dhe gjithë kleçka është se atyre nuk ju intereson të bëhet ekspertiza e zërit prandaj dhe çdo gjë e kalojnë në heshtje”.

Në të tilla rrethana, kur çështja është pushuar dhe materialet audio të regjistruara janë konsideruar false, gazetari Saimir Kodra bëri një thirrje: “Përsa kohë keni vërtetuar që ato janë të manipuluara apo janë të sajuara, pres që nesër të më vijë thirrja e gjyqit që unë Saimir Kodra kam sajuar dhe kam manipuluar provat. Po të më thërrasin si të pandehur në shpifje dhe në sajesa sipas tyre, do t’ju kërkoj akt-ekspertimi të zërit, po ata duan ta kalojnë qetësi të gjithën. Por nuk kalon në qetësi”.

Edhe pse ekspertimi i zërit të ish-kreut të Gjykatës Gjirokastër Guximtar Boçi nuk u krye për ta provuar vërtetësinë e audio-përgjimit, emisioni “Stop” u angazhua për ta bërë privatisht ekspertizën e zërit dhe për të provuar të vërtetën. Stop do t’i shkojë me vendosmëri deri në fund kësaj çështje. /tvklan/

Tags: ceshtjafavoreGjykatës së Lartëish-kreukërkoipushohet

TË LIDHURA

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

18:33 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin
Aktualitet

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Next Post
“Ina vajzë fantastike”, Rama gëzon policen e plagosur: Nesër drejt Stambollit për operacion

"Ina vajzë fantastike”, Rama gëzon policen e plagosur: Nesër drejt Stambollit për operacion

Deputetja e PD-së nxjerr fotot: Miku i Ramës vazhdon ndërton pa leje (Video)

Deputetja e PD-së nxjerr fotot: Miku i Ramës vazhdon ndërton pa leje (Video)

“Prekja e kufijve do të thotë luftë”, apeli i fortë i shqiptarëve në veri të Kosovës

“Prekja e kufijve do të thotë luftë”, apeli i fortë i shqiptarëve në veri të Kosovës

JU REKOMANDOJMË

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

by mirseda
18:33 | 21/07/2025
0

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, e cila më...

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com