Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Sandër Lleshi viziton efektivët e plagosur: Politika të distancohet nga dhuna

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Sandër Lleshi viziton efektivët e plagosur: Politika të distancohet nga dhuna

Pas vizitës në Spitalin e Traumës, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi tha se policia është goditur edhe nga përfaqësues të caktuar politikë. Duke e cilësuar si një situatë të papranueshme, ai u ka bërë thirrje përfaqësuesve politikë të caktuar, që të distancohen nga dhuna.

Deklarata e plotë

“Siç e shihni, kam ardhur për të parë policët e dëmtuar, edhe qytetarët e dëmtuar, sepse kishte dhe qytetarë të dëmtuar. Është për të ardhur keq, është e papranueshme. Eshtë e pakuptueshme, që në një ditë të tillë, krejt normale, të na ndodhi një ngjarje anormale. Të goditet Policia e Shtetit në krye të detyrës.

Policia e Shtetit është vetëm në një shërbim. Në shërbim të qytetarëve për të mbrojtur qetësinë, rendin dhe normalitetin e jetës së qytetarëve.

Konstatojmë për fat të keq, se ajo sot është goditur nga qytetarë të papërgjegjshëm. Të cilët në shkelje të plotë të ligjit, ngrenë dorën mbi Policinë e Shtetit.

Po ashtu, policia është goditur edhe nga përfaqësues të caktuar politikë. Të cilët po ashtu në kushtet e papërgjegjshmërisë qytetare dhe politike, inspirojnë dhunë ndaj forcave të Policisë së Shtetit.

Qëllimi i ardhjes sime këtu është të shpreh solidaritetin me punonjësit e rendit. Të cilët me përgjegjshmëri të lartë, me profesionalizëm dhe me durim shembullor përballojnë skena krejtësisht të papranueshme dhe të panevojshme.

Në qoftë se sot kemi një konflikt të disa qytetarëve, të cilët janë të pabazuar në ligj me autoritetet civile, ky konflikt nuk ka asnjë arsye pse të spostohet ndaj policëve të rendit. Janë një numër i konsiderueshëm policësh të dëmtuar.

Madje edhe me dëmtime të rënda, të cilët pa asnjë shkak, pa asnjë arsye paguajnë një çmim të pamerituar.

Dua t’ju bëj një thirrje të gjithë qytetarëve të vendit tonë, të kuptojnë mirë që policia, është policia e tyre.

Kjo polici mban mbi supe dhe në uniformë simbolet e kombit shqiptar. Dhe kush vë dorë ndaj saj, kush ngre dorë ndaj saj, ngre dorën ndaj interesit të madh publik.

Ndaj interesit tonë të përgjithshëm, dhe ndaj simboleve tona kombëtare.

Dua t’ju bëj një thirrje edhe përfaqësuesve politikë të caktuar, të cilët mundohen të krijojnë kapital politik nga një konflikt civil.

Që të distancohen nga dhuna dhe nga aktet e papërgjegjshme dhe të vihen në mbështetje të policisë. E cila e theksoj dhe njëherë, është policia jonë, Policia e Shtetit shqiptar, policia e qytetarëve shqiptarë.

Njëkohësisht u shpreh familjarëve të të gjithë policëve të dëmtuar përkrahjen time, fëmijëve dhe bashkëshorteve të tyre. Dhe garantoj mbështetjen e plotë të institucioneve të shtetit shqiptar ndaj këtyre policëve të dëmtuar.

Gjithashtu u bëj thirrje qytetarëve të kuptojnë mirë faktin se Qeveria shqiptare, institucionet e saj janë të angazhuar plotësisht.

Për të plotësuar me përgjegjshmëri të plotë të gjitha detyrimet përballë çdo individi.

Në rastin në fjalë, edhe ndaj individëve që preken nga projekti i “Unazës së re”, në bazë të ligjit dhe të akteve të tjera nënligjore.

Por, nga ana tjetër dua të bëj të qartë për të gjithë ata që kanë guxuar të përballen me Policinë e Shtetit. Se maturia, përgjegjshmëria e Policisë së Shtetit nuk duhet të kuptohet kurrsesi si dobësi e saj. Edhe njëherë duhet të kuptojmë që toleranca, në njëfarë mënyre, edhe e tepruar e Policisë së Shtetit ndaj akteve të dhunës, nuk është akt dobësie. Dhe nuk ka për t’u toleruar”.

12 punonjës policie ndodhen në Spitalin e Traumës. 2 prej tyre ndodhen në gjendje më rëndë shëndetësore, për shkak të dëmtimeve që kanë marrë gjatë përplasjes me protestuesit te Kuvendi.

Sipas zëdhënësit të Policisë, një efektiveje i janë prerë katër gishta nga kapsollat që u hodhën gjatë protestës, ndërsa një tjetër efektiv ka humbur dëgjimin nga njëri vesh.

Sa i përket qytetarëve të plagosur, policia nuk ka dhënë ende asnjë informacion.

 

 

Tags: dhunepolitikasander lleshi

TË LIDHURA

Pengmarrje dhe 200 mijë € në shtëpinë e një zyrtareje të KPP-së
Aktualitet

Pengmarrje dhe 200 mijë € në shtëpinë e një zyrtareje të KPP-së

16:40 | 16/07/2025
Hapësirat publike/ Aksion edhe në Fier, shembet një objekt te kryqëzimi i Grecallisë
Aktualitet

Hapësirat publike/ Aksion edhe në Fier, shembet një objekt te kryqëzimi i Grecallisë

16:12 | 16/07/2025
Aksident i rëndë në vend, dy automjete përplasen ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën
Aktualitet

Aksident i rëndë në vend, dy automjete përplasen ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën

16:05 | 16/07/2025
Next Post
Pamjet të këpusin shpirtin, efektivja humbet ndjenjat. I këputën gishtat në protestë

Pamjet të këpusin shpirtin, efektivja humbet ndjenjat. I këputën gishtat në protestë

Basha nuk përfill Ramën: Më vjen turp të ulem në nivelin e tij

Basha nuk përfill Ramën: Më vjen turp të ulem në nivelin e tij

Psikologia shpërthen ndaj deputetit socialist: Paragjykues, nuk e ka vendin në Parlament!

Psikologia shpërthen ndaj deputetit socialist: Paragjykues, nuk e ka vendin në Parlament!

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Pengmarrje dhe 200 mijë € në shtëpinë e një zyrtareje të KPP-së
Aktualitet

Pengmarrje dhe 200 mijë € në shtëpinë e një zyrtareje të KPP-së

by mirseda
16:40 | 16/07/2025
0

SPAK zbulon rast të rëndë gjatë hetimit të një dosjeje tjetër për tendera publikë. Në skenë del...

Hapësirat publike/ Aksion edhe në Fier, shembet një objekt te kryqëzimi i Grecallisë

Hapësirat publike/ Aksion edhe në Fier, shembet një objekt te kryqëzimi i Grecallisë

16:12 | 16/07/2025
Aksident i rëndë në vend, dy automjete përplasen ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën

Aksident i rëndë në vend, dy automjete përplasen ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën

16:05 | 16/07/2025
Vodhi automjetin në parkingun e portit të Durrësit/ Arrestohet 34-vjeçari nga Çekia

Vodhi automjetin në parkingun e portit të Durrësit/ Arrestohet 34-vjeçari nga Çekia

15:50 | 16/07/2025
Kartoni i Asllanit 20 milion Euro, ja klubi qe po interesohet per mesfushorin kuqezi

Kartoni i Asllanit 20 milion Euro, ja klubi qe po interesohet per mesfushorin kuqezi

15:04 | 16/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com