Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Gardianë burgu, elektricistë dhe zjarrfikës, historia frymëzuese e Gjibraltarit

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Gardianë burgu, elektricistë dhe zjarrfikës, historia frymëzuese e Gjibraltarit

Teksa luhet himni i Gjibraltarit, lojtarët kthehen në unison me fytyrë nga shkëmbi ikonë. Himni këndohet me pasion fanatik dhe një pikë lot rrëshqet në faqen e Hulio Ribas, trajnerit të kombëtares, i cili pavarësisht se është uruguaian, është shumë i përkushtuar ndaj kauzës. Ribas, i emëruar në stol në qershor, është njeriu që po revolucionarizon mentalitetin e një skuadre që pas 22 humbjeve radhazi që kur është bërë pjesëtare e UEFAs në 2013, fitoi 2 nga 3 ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve dhe papritur u bë kandidate për t’u kualifikuar për më tej.

Fitorja 1-0 në transfertë kundër Armenisë në tetor ishte një rezultat historik, i cili u pasua nga suksesi në shtëpi ndaj Lihtenshtejnit. Gjibraltari, kjo copëz Britanie në këmbët e Spanjës, ka vetëm një futbollist profesionist, Lajëm Uoker, i cili luajti vetëm 11 ndeshje në Ligën e Dytë me Nots Kauntin dhe pjesa tjetër e skuadrës përbëhet nga gardianë burgu, elektricistë dhe zjarrfikës. Armenët nuk e kapërdinë lehtë. Ata u hakmorën duke i mundur 6-2 mbrëmjen e së premtes, por e panë veten në disavantazh pas 10 minutave dhe rezultati në pushim ishte barazim. Por, edhe në këtë humbje të rëndë, Gjibraltari shkroi një tjetër pjesë historie, sepse nuk kishte shënuar kurrë gol në dy ndeshje radhazi kompetitive dhe mbrëmjen e Jerevanit nuk do ta harrojnë kurrë, shkruan Panorama Sport.

Kajl Golduin, portieri, i cili bëri 10 pritje në mbrëmjen e fitores, tha: “Armenët shkuan menjëherë në dhomat e zhveshjes, pa na dhënë dorën. Ishin të shokuar. 9 lojtarë nga skuadra jonë titullare ishin helmuar nga ushqimi një natë më parë”. Ndërsa, golashënuesi i asaj ndeshjeje, Jozef Çipolina, një gardian burgu, tha: “Isha i zbehtë si bora, po dridhesha dhe shkova 4 herë në tualet në pjesën e parë. Humba 5 kg në 6 ditë. Një ditë pas ndeshjes kisha turnin e tretë në burg dhe luajta me të burgosurit gjatë orës së pushimit. Ata më përqafonin të gjithë dhe më quanin hero”.

Trajneri Ribas, i cili ka fituar trofe me Penarolin në Uruguai, ishte figura kontroverse, e cila i duhej për të injektuar shpirtin luftarak lojtarëve të një vendi me 30 mijë banorë vetëm në 6.7 km katror. Ai ishte në zemër të një sherri masiv mes Penarolit dhe Nacionalit në 2000, që kulmoi me Ribasin e mbyllur për 11 ditë në qeli së bashku me 9 lojtarë.

“Në dhomën e zhveshjes, u kam vendosur lojtarëve momentet më të rëndësishme historike të vendit, pushtimi i Britanisë në 1704, pamjet e familjeve të ndara kur gjenerali Franko mbylli kufirin në 1969. Ky është një territor me guxim të madh dhe që ka vuajtur shumë. Duam të ëndërrojmë sërish”, thotë “diktarori” që drejton me dorë të hekurt kombëtaren e vendit të vogël.

Tags: elektricistëfrymëzuesegardianëGjibraltarithistoriazjarrfikes

TË LIDHURA

Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

21:27 | 20/04/2026
Nis Europiani i Mundjes në Tiranë
Sport

Nis Europiani i Mundjes në Tiranë

20:26 | 20/04/2026
Një legjendë për stolin, Rumania zyrtarizon trajnerin e ri
Sport

Një legjendë për stolin, Rumania zyrtarizon trajnerin e ri

20:19 | 20/04/2026
Next Post
Kadare, ç’fshihej pas kokës së prerë të Ali Pashës dhe homoseksualizmit të ‘Sulltanit’

Kadare, ç’fshihej pas kokës së prerë të Ali Pashës dhe homoseksualizmit të ‘Sulltanit’

Arbitrimi dhe serbët ‘vite dritë’ larg, gafa absurde ‘pushton’ rrjetin (Video)

Arbitrimi dhe serbët ‘vite dritë’ larg, gafa absurde ‘pushton’ rrjetin (Video)

“Rusia dhe Kina janë shtete diktatoriale, kujdes në bashkëpunimin me to”

“Rusia dhe Kina janë shtete diktatoriale, kujdes në bashkëpunimin me to”







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Sara Hoxha për Ledion Liçon: “Është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it”
Showbizz

Sara Hoxha për Ledion Liçon: “Është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it”

by mirseda
23:53 | 20/04/2026
0

Në festën e organizuar nga Top Channel pas përfundimit të "Big Brother VIP 5", Sara Hoxha, drejtuesja...

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…

21:52 | 20/04/2026
Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

21:29 | 20/04/2026
Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

21:27 | 20/04/2026
“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

21:24 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com