Kur një peshkatar brazilian gjeti një pinguin në vitin 2011, zogu ishte me të vërtetë në një gjendje të tmerrshme, të mbërthyer midis shkëmbinjve dhe i mbuluar plotësisht me vaj.
Njeriu e shpëtoi, e mbuloi dhe e ushqeu. Ai i dha atij emrin Dindim.
Ai priste që pinguini, pasi të shërohej, të kërkonte tufën e tij. Zogu, megjithatë, nuk pranoi të linte shokun e ri.
Pinguini qëndroi me të për tetë muaj të plota.
Por një ditë papritmas u zhduk. Kjo e trishtoi peshkatarin. Ai nuk shpresonte që Dindimi të kthehej.
Por Dindimi është kthyer. Ka ikur prapë, sërish është kthyer e sërish ka ikur. Sepse kështu ka zgjedhur ta vizitojë herë pas here shpëtimtarin e tij.
Për shkencëtarët kjo është me të vërtetë e habitshme.
Ata thonë se pinguini noton më shumë se 8.000 kilometra për ta vizituar shpëtimtarin e tij.