Një makinë është djegur gjatë natës në lagjen “Partizani”, në Elbasan.
Mjeti është një ‘Renault’ me targa AA 841 CK në pronësi të 44-vjeçarit Aleksandër Ymeri.
Blutë e Elbasanit, sapo janë njoftuar për këtë rast, menjëherë kanë nisur nga hetimet e para. Paraprakisht, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Mjeti ka qenë i parkuar në rrugë, dhe është djegur pjesërisht.