Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Zbuloni frontet e reja të betejave politike në Evropë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
Zbuloni frontet e reja të betejave politike në Evropë

Nga Zaki Laidi “Project Syndicate”/ Presidenti francez, Emanuel Makron, po i konsideron zgjedhjet për në Parlamentin Europian në majin e vitit 2019, jo si një betejë midis të djathtës dhe majtës tradicionale, por midis populistëve dhe progresistëve pro-evropianë si ai. Kryeministri grek, Aleksis Cipras, përdori së fundmi një retorikë të ngjashme, duke deklaruar se “të gjitha forcat progresive, demokratike dhe pro-evropiane, kanë për detyrë të qëndrojnë krah për krah në anën e njëjtë të historisë”.

A është e mundu të ndodhë një ndryshim i tillë politik në Europë, si ai që në Francë solli në pushtet Makronin vitin e kaluar? Partia Popullore Evropiane (PPE) në të djathtë, dhe Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) në të majtë, kanë pasur nën kontroll prej një kohe të gjatë Parlamentin Europian, ku ata kanë qeverisur nëpërmjet kompromisit.

Por, me kalimin e kohës, kjo ka prodhuar një lloj homogjenizimi politik në Evropë, duke çuar në një abstenim masiv. Ata që votojnë, zgjedhin gjithnjë e më shumë partitë anti-establishment, që shpesh përkrahin pikëpamjet ekstreme. Për rrjedhojë, ndërsa PPE dhe S&D kontrollonin 61 për qind të Parlamentit Evropian në vitin 2009, fituan vetëm 54 për qind të votave në vitin 2014, çka do të thotë se procesi ishte tejet i dominuar nga partitë ekstremiste.

Zgjedhjet e vitit 2019, kanë gjasa të prodhojnë edhe më shumë humbje për partitë establishment, të cilat pritet të fitojnë vetëm 45 për qind të vendeve. Në këtë fazë, është e dyshimtë nëse dikush do të merrte parasysh drejtimin e një fushate në bazë të ndarjeve ‘e majtë-e djathtë’, jo më pak për shkak të përçarjeve të thella brenda vetë partive.

Në të djathtë, PPE ndahet midis liberalëve pro-evropianë dhe euroskeptikëve konservatorë, pavarësisht zgjedhjes së Manfred Veberit të Unionit Kristiandemokrat të Gjermanisë si kandidati i PPE për president të KE. Në Kongresin e fundit të PPE në Helsinki, presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk ishte i qartë:shkelja e sundimit të ligjit, nuk është në përputhje me përkatësinë e familjes së kristiandemokratëve – një mesazh që shënjestronte padyshim kryeministrin hungarez Viktor Orban.

Në Parlamentin Evropian, PPE madje votoi në favor të thirrjes së nenit 7 të Traktatit të Lisbonës kundër Hungarisë, një masë që do të vendoste sanksione, në përgjigje të shkeljeve sistematike nga ana e qeverisë së Orbanit ndaj pavarësisë së gjyqësorit, lirisë së fjalës, dhe të drejtave të pakicave dhe emigrantëve.

Por vota e PPE-së, ishte kryesisht e motivuar nga dëshira e saj për të ruajtur shanset e veta, për të mbetur partia më e madhe e BE-së, dhe për të siguruar që Veber të bëhet kreu i ardhshëm i Komisionit Evropian. Më gjerësisht, presioni i fortë politik detyroi ngritjen e zërit nga PPE.

Në rrethana të tjera, partia ndoshta do të kishte qenë e lumtur ta lejonte Orbanin të vazhdojë të shkelë normat demokratike, me qëllim ruajtjen e hegjemonisë së saj në Parlamentin e BE.

Por me refuzimin për të sqaruar qëndrimin e saj ndaj Orban ose për ta dëbuar atë, PPE po merr përsipër një rrezik të madh. Nëse Këshilli Europian zgjedh Veberin si presidentin e ardhshëm të Komisionit Europian, si socialdemokratët ashtu edhe liberalët në Parlamentin Evropian, mund të refuzojnë të votojnë për një kandidat nga një parti që mban Orbanin në radhët e saj.

Kjo është arsyeja se pse Makron, i cili ka një interes në përçarjen e PPE-së dhe joshjen e krahut të tij liberal për t’u bashkuar me të, e kundërshton sistemin e Spitzenkandidat. Ka tre alternativa. Së pari, Këshilli Evropian mund të zgjidhte një kandidat të PPE-së i cili është më pak i paqartë në raport me Hungarinë. Kryenegociatori i Brexit, Mishel Barnier, mund të ishte një zëvendësues serioz për Veberin – ndoshta i vetmi në kuadër të PPE-së.

Alternativa e dytë, do të ishte miratimi i kandidaturës së Frans Timermans i Partisë Laburiste holandeze, i cili mori një qëndrim shumë të fortë kundër Orbanit, dhe është i pranueshëm për kancelaren gjermane Angela Merkel, dhe për liberalët e PPE-së.

Sigurisht, Merkeli mund të preferonte Veberin. Por nëse Këshilli Europian është i bllokuar dhe Parlamenti Evropian kundërshton zgjedhjen e tij, ajo mund të mbështesë një kandidat tjetër. Ndërkohë, rënia e socialdemokratëve, e bën të pamundur që Veberi të mund të marrë mbështetjen e tyre.

Mundësia e tretë, mund të jetë një kandidat i miratuar nga Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Europën (ALDE), siç është Margret Vestager, komisionerja e BE-së për konkurrencën. Disa analistë, argumentojnë se qeveria daneze nuk do të propozojë kurrë Vestager si kandidaten e vet.

Por Macron, i cili e mbështet fuqishëm Vestager, mund ta mbështesë atë si kandidate të Francës – një masë e paprecedentë, që do të përshpejtonte evropianizimin e politikës kontinentale. Në përgjithësi, forcat populiste mund të siguronin një shumicë në Parlamentin Europian, megjithëse nuk do të funksiononin dot si një forcë e bashkuar nën një flamur të vetëm politik.

Në një skenar të tillë, Makron do të duhej të ndërtonte koalicione politike ose me EPP ose me Socialdemokratët, pikëpamjet e të cilëve përputheshin kryesisht me vizionin e tij për reformën

në BE, dhe më të rëndësishmen në eurozonë. Në fakt, ashtu si sundimi i ligjit, edhe reforma e eurozonës është një vijë axhendë kryesore, gjatë së cilës do të krijohen aleanca politike.

Makron ka fituar tashmë mbështetës në mesin e drejtuesve të qendrës së djathtë në Spanjë dhe Holandë, të cilët kanë më shumë simpati ndaj vizionit të tij për integrimin evropian. Ai ka krijuar një raport të mirë me kryeministrin holandez Mark Rute, edhe pse ky i fundit kundërshton reformat e eurozonës që mbështet Makron.

Dy çështje të tjera, do të mund të formësojnë rezultatin e zgjedhjeve të Parlamentit Europian. Së pari, udhëheqësit e Evropës do të duhet të adresojnë nevojën për të përforcuar kufijtë e jashtëm të BE-së, veçanërisht nëpërmjet vendosjes së një patrulle kufitare evropiane. Një propozim i tillë padyshim që do ngjallë reagimin e populistëve nacionaliste, të cilët do të kundërshtojnë vendosjen e një forme evropiane të sigurisë kufitare, madje edhe kur bëhet fjalë për kontrollin e emigracionit.

Së dyti, liderët e Evropës do të duhet të angazhohen për të luftuar evazionin fiskal nga kompanitë e mëdha, veçanërisht nga kompanitë e mëdha të teknologjisë. Kjo është një çështje e rëndësishme, pasi do të përcaktojë kapacitetin e shteteve për të mbetur fiskale, në ekonomitë gjithnjë e më digjitale.

Disa përparime, janë bërë tashmë në këtë front, falë kryesisht Vestager. Por nevojiten veprime më të forta, jo më pak sepse vendet e BE-së vazhdojnë t’i japin lehtësime fiskale korporatave. Dhe me Gjermaninë që po rishikon mbështetjen për një plan të mbështetur nga francezët për të tatuar të ardhurat e kompanive të teknologjisë së madhe në nivel të BE-së, përparimi i mëtejshëm nuk është i garantuar.

Ndoshta riorganizimi i vazhdueshëm politik i Evropës, do të mundësojë realizimin e vizionit të Makron për një Evropë më të fortë dhe më të integruar. Ndërsa sfidat e fundit – jo më pak beteja e buxhetit të Italisë me Komisionin Evropian – tregojnë se një rezultat i tillë është larg sigurimit, ajo mbetet kundërpesha më e besueshme ndaj rritjes së populizmit.

Shënim: Zaki Laidi, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, i ish-këshilltar i kryeministrit francez Manuel Vals.

Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: e rejaevropefrontetpolitiketë betejave

TË LIDHURA

Edi Rama ndjek ndeshjen hapëse Shqipëri-Portugali nën shoqërinë e Armand Dukës
Aktualitet

Edi Rama ndjek ndeshjen hapëse Shqipëri-Portugali nën shoqërinë e Armand Dukës

18:29 | 19/05/2025
Një tjetër shqiptar humb jetën në punë, 56-vjeçari shtypet nga kamioni
Aktualitet

Një tjetër shqiptar humb jetën në punë, 56-vjeçari shtypet nga kamioni

18:24 | 19/05/2025
Altin Dumani po amniston krimin elektoral, thotë lideri i opozitës
Aktualitet

Altin Dumani po amniston krimin elektoral, thotë lideri i opozitës

17:34 | 19/05/2025
Next Post
PD rezolutë kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës

Zbulohen datat e zgjedhjeve për krerët e degëve të PD-së

Tronditet PSG, Neymar lë fushën i dëmtuar në miqësoren e Brazilit (Video)

Tronditet PSG, Neymar lë fushën i dëmtuar në miqësoren e Brazilit (Video)

Raporti i KLSH telendis Ramën për ‘Urgjencën’: Mungojnë ambulancat e personeli

Raporti i KLSH telendis Ramën për ‘Urgjencën’: Mungojnë ambulancat e personeli

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Edi Rama ndjek ndeshjen hapëse Shqipëri-Portugali nën shoqërinë e Armand Dukës
Aktualitet

Edi Rama ndjek ndeshjen hapëse Shqipëri-Portugali nën shoqërinë e Armand Dukës

by mirseda
18:29 | 19/05/2025
0

Për herë të parë Shqipëria organizon një Europian të futbollit, pavarësisht se bëhet fjalë për moshën 17-vjeçare....

Partizani nuk plotësoi boshllëkun e Hadrojt, Gegës i shtohet si opsion lojtari që u shpall kampion me “demat”

Partizani nuk plotësoi boshllëkun e Hadrojt, Gegës i shtohet si opsion lojtari që u shpall kampion me “demat”

18:26 | 19/05/2025
Një tjetër shqiptar humb jetën në punë, 56-vjeçari shtypet nga kamioni

Një tjetër shqiptar humb jetën në punë, 56-vjeçari shtypet nga kamioni

18:24 | 19/05/2025
Mjekët: 4 në 10 burra shqiptarë janë infertilë, nuk bëjnë dot fëmijë

Mjekët: 4 në 10 burra shqiptarë janë infertilë, nuk bëjnë dot fëmijë

17:37 | 19/05/2025
Altin Dumani po amniston krimin elektoral, thotë lideri i opozitës

Altin Dumani po amniston krimin elektoral, thotë lideri i opozitës

17:34 | 19/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com