Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Shqipëria del me kosto të lartë nga riblerja e bondeve të vitit 2015

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Shqipëria del me kosto të lartë nga riblerja e bondeve të vitit 2015

Ministria e Financave bleu në një ankand të zhvilluar jashtë vëmendjes së publikut në tetor 200 milionë euro bonde nga të 500 milionët e emetuar në vitin 2015 si pjesë e strategjisë së saj për të diversifikuar në kohë emetimin e bondeve sovrane në euro dhe për të shmangur rrezikun e një krize likuiditeti. Por BIRN mësoi nga një burim në tregun bankar se çmimi i pastër i blerjes së këtyre bondeve ishte 109.75, ndërsa bondet ishin vetëm dy vjet nga data e maturimit.

Kjo do të thotë se Ministria e Financave pagoi 109.75 euro për çdo 100 euro bond, ndërkohë që nëse bondet nuk do të bliheshin nga Financat, atëherë taksapaguesit do të paguanin kupone prej 5.75% në vit për një total prej 11.5%. Diferenca mes 11.5 dhe 9.75% është kursimi i realizuar nga blerja para kohe e këtyre bondeve. Siç dallohet, kursimi është minimal.

Në ankandin e zhvilluar pati ofertë për shitjen e 310 milionë eurove bonde nga të cilat u blenë 200 milionë.

Qeveria shqiptare hyri në telashin e eurobondeve fillimisht në vitin 2010, kur qeveria e kohës u përpoq të financonte punimet publike që kishte marrë përsipër pa pasur të ardhura të mjaftueshme. Bondet e para të emetuara me afat 5 vjeçar kishin një interes prej 7.5% në vit dhe madhësia e emetimit ishte 300 milionë euro. Shuma prej 300 milionë eurosh është shuma minimale e pranuar për emetim bondesh sovrane në tregun ndërkombëtar. Në vitin 2015, kur koha për të shlyer këto bonde erdhi, u desh ndërhyrja e Bankës Botërore, e cila dha një garanci të pjesshme si financim i përkohshëm mes shlyerjes së bondit të vjetër dhe emetimit të një bondi të ri. Bondi i ri u emetua në masën 450 milionë euro me afat pesëvjeçar dhe me interes vjetor prej 5.75%. Këto bonde do të duhej të shlyheshin në vitin 2020, kur Shqipëria rrezikonte të përballej me një rrezik të ri për krizë likuiditeti.

Për të shmangur këtë rrezik, Ministria e Financave emetoi këtë vit 500 milionë euro bonde me afat maturimi shtatëvjeçar dhe me normë kuponi prej 3.55%. Ndonëse interesi i marrë ishte më i ulët se sa në vitin 2015, ai sërish ishte më i lartë se sa bondet e ngjashme të emetuara nga Maqedonia apo Mali i Zi. Por rënia e interesit të bondeve duket se u kompensua nga çmimi i lartë që Ministria e Financave u detyrua të paguajë për 200 milionë eurot bonde të blera mbrapsh.

Rënia e interesit të bondeve të emetuara të reja sjell rritje të çmimit të bondeve të emetuara më parë me interes më të lartë dhe anasjelltas.

Përveç bondeve sovrane në euro që emeton në tregun ndërkombëtar, qeveria shqiptare ka emetuar herë pas here gjatë viteve të fundit edhe obligacione dyvjeçare në euro në tregun e brendshëm. Për këto obligacione interesi i dhënë është 0.8%./BIRN/

Tags: 2015Dele bondevekostoriblerjashqiperiatë lartë”vitit

TË LIDHURA

Rama: Pa certifikatën e përdorimit, asnjë ndërtim nuk do të lidhë ujë dhe drita
Politikë

Rama: Pa certifikatën e përdorimit, asnjë ndërtim nuk do të lidhë ujë dhe drita

13:47 | 09/09/2025
Paketa e re ligjore për mbrojtjen e territorit, Rama: Fund i ndërtimeve pa leje
Politikë

Paketa e re ligjore për mbrojtjen e territorit, Rama: Fund i ndërtimeve pa leje

12:25 | 09/09/2025
E rëndë në Lezhë: 16-vjeçarja humb jetën pas kontaktit me kabllo elektrike të zhveshur
Aktualitet

E rëndë në Lezhë: 16-vjeçarja humb jetën pas kontaktit me kabllo elektrike të zhveshur

11:57 | 09/09/2025
Next Post
Në prag të sfidës me Uellsin, largohen dhe tre lojtarë nga grumbullimi i kombëtares

Në prag të sfidës me Uellsin, largohen dhe tre lojtarë nga grumbullimi i kombëtares

Ish-presidenti Garcia, kërkesë për azil në ambasadën e Uruguajit

Ish-presidenti Garcia, kërkesë për azil në ambasadën e Uruguajit

Klasi i Shaqirit i mahnit të gjithë, shikoni çfarë bën tek goli i pestë (Video)

Klasi i Shaqirit i mahnit të gjithë, shikoni çfarë bën tek goli i pestë (Video)

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025
Heroizmi i një mjeku shqiptar në ajër/ Dr. Kristo Papa i jep ndihmën e parë pasagjerit në avionin Tiranë-Londër, pasi shfaqi probleme shëndetësore

Heroizmi i një mjeku shqiptar në ajër/ Dr. Kristo Papa i jep ndihmën e parë pasagjerit në avionin Tiranë-Londër, pasi shfaqi probleme shëndetësore

21:36 | 08/09/2025




TË FUNDIT

Rama: Pa certifikatën e përdorimit, asnjë ndërtim nuk do të lidhë ujë dhe drita
Politikë

Rama: Pa certifikatën e përdorimit, asnjë ndërtim nuk do të lidhë ujë dhe drita

by mirseda
13:47 | 09/09/2025
0

Një ndër elementët kyç në paketën e re ligjore për mbrojtjen e territorit është certifikata e përdorimit,...

Paketa e re ligjore për mbrojtjen e territorit, Rama: Fund i ndërtimeve pa leje

Paketa e re ligjore për mbrojtjen e territorit, Rama: Fund i ndërtimeve pa leje

12:25 | 09/09/2025
E rëndë në Lezhë: 16-vjeçarja humb jetën pas kontaktit me kabllo elektrike të zhveshur

E rëndë në Lezhë: 16-vjeçarja humb jetën pas kontaktit me kabllo elektrike të zhveshur

11:57 | 09/09/2025
Ish-kryeministri tajlandez dënohet me një vit burg

Ish-kryeministri tajlandez dënohet me një vit burg

10:41 | 09/09/2025
Nën pushtetin e urisë dhe e shkatërruar nga sulmet, banorët: Na qan zemra për Gazën!

Nën pushtetin e urisë dhe e shkatërruar nga sulmet, banorët: Na qan zemra për Gazën!

10:06 | 09/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com