Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Faji (jo vetëm) i Panuccit!

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Faji (jo vetëm) i Panuccit!

Ajo “Vaffanculo” e stadiumit ndaj Christian Panuccit ishte goli i pestë i pësuar në një mbrëmje ku asgjë nuk shkoi ashtu si duhet. Turmat në përgjithësi kështu reagojnë, jo në mënyrë të zgjuar dhe pavarësisht se është e papranueshme si fyerje, ajo ishte një ulërimë që nuk duhet t’i bëjë të tjerët të shpëtojnë.

1 fitore, 1 barazim dhe 6 humbje. Viti 2018 mund të konkurrojë dekadat e së shkuarës për Shqipërinë. Rezultate negative, vendi i fundit në grup, vetëm 2 gola të shënuar dhe regjistruam humbjen e dytë më të thellë në ndeshjet zyrtare brenda fushës sonë. Por kush janë arsyet e kësaj situate?

Trajneri. Pa përvojën e duhur për të drejtuar një skuadër që duhet gjatë gjithë kohës të mbahet nën tonus, në mungesë të emrave të mëdhenj. Më pas vijnë problemet në seleksionim, ndryshimet në formacion, skemat e kontestuara dhe zëvendësimet e çuditshme. Mungesë komunikimi dhe klimë e brendshme e çuditshme. Deri para ndeshjes me Izraelin, askush nuk dinte kush ishte kapiteni.

Lojtarët. Mungon forma sportive dhe lideri brenda grupit, apo ata lloj lojtarësh të rëndësishëm që e marrin skuadrën për dore. Lorik Cana nuk është më, ndërkohë teorikisht lideri është Mavraj.

Kapiten në fushë jo e jo, por edhe në dhomat e zhveshjes ka dyshime. Dy ndeshjet e fundit, në Izrael dhe ndaj Skocisë, gabimet e tij individuale rënduan ndjeshëm.

Prurjet e reja nga Kosova. Në 4-5 vitet e fundit numri i shqiptarëve nga Kosova, që janë afruar në kombëtare ka qenë 30. Shumica e tyre kanë luajtur më parë me kombëtaret e shteteve të tjera dhe në pamundësi për t’u aktivizuar me ta, zgjodhën Shqipërinë. Prej muajsh shumica e tyre natyrshëm zgjedhin Kosovën dhe kjo ndikon në ngushtimin e rrethit të përzgjedhjes së lojtarëve.

Ekipet e moshave. Në krizë të plotë. Qindra lojtarë të provuar ndër vite dhe vetëm disa syresh që kalojnë gjithë filtrat. Futbolli në vend vuan për mungesë infrastrukture. Pothuaj asnjë fushe e re ndërtuar nëpër qytete në këto vite, teksa janë shpenzuar miliona euro për rikonstruksione apo ndërtime nga e para stadiumesh.

Trajneri me siguri duhet shkarkuar, sepse kushdo tjetër mund të kish marrë ndonjë pikë më shumë, apo të evitonte së paku shpërfytyrimin e këtij viti. Por pyetja që do një përgjigje më komplekse është:

Si do rrisim cilësinë e seleksionimit, çfarë do ndodhë me prurjet nga Kosova dhe a do ndërtojmë një sistem zinxhir ku talentet t’i nxjerrim vetë e të mos presim që ndokujt t’i mbyllet një derë, për të pranuar Shqipërinë.

Nëse njerëzit besojnë dhe mendojnë që largimi i Panuccit do t’i ngjajë një rilindjeje sportive, kemi probleme serioze rreth konceptit se si e mendojmë futbollin./Nga Gjergj Stefa/

Tags: fajiJo vetëmPanuccit

TË LIDHURA

Rayo “prenoton” kualifikimin, fiton pastër në Conference League ndaj AEK-ut të Strakoshës
Sport

Rayo “prenoton” kualifikimin, fiton pastër në Conference League ndaj AEK-ut të Strakoshës

20:53 | 09/04/2026
Luis Diaz i shpreh dashurinë Bayernit: Kalimi te kjo skuadër, zgjedhja e duhur
Sport

Luis Diaz i shpreh dashurinë Bayernit: Kalimi te kjo skuadër, zgjedhja e duhur

20:06 | 09/04/2026
Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë
Sport

Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë

20:34 | 08/04/2026
Next Post
Video/Zvicra përmbys me goleadë Belgjikën dhe kualifikohet në fazën finale

Video/Zvicra përmbys me goleadë Belgjikën dhe kualifikohet në fazën finale

Rama ironi në ‘Instagram’, publikon Bashën me flokë të thinjura

Rama ironi në ‘Instagram’, publikon Bashën me flokë të thinjura

Rënie e ndjeshme e temperaturave, merrni masat

Rënie e ndjeshme e temperaturave, merrni masat







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Lufta në Ukrainë, Putin shpall armëpushim 2 ditor me rastin e Pashkëve Ortodokse
Bota

Lufta në Ukrainë, Putin shpall armëpushim 2 ditor me rastin e Pashkëve Ortodokse

by mirseda
22:39 | 09/04/2026
0

Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar një armëpushim të Pashkëve ortodokse me Ukrainën, sipas një deklarate të...

Pas deklaratës së Netanjahut për paqe, Izraeli nis sulme të reja në Liban

Pas deklaratës së Netanjahut për paqe, Izraeli nis sulme të reja në Liban

22:33 | 09/04/2026
Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks i madh në doganën e Kapshticës

Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks i madh në doganën e Kapshticës

22:05 | 09/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Reuters: Trump po shqyrton tërheqjen e disa trupave amerikane nga Evropa mes tensioneve të NATO-s

Reuters: Trump po shqyrton tërheqjen e disa trupave amerikane nga Evropa mes tensioneve të NATO-s

21:24 | 09/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com