Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Rasti “Lleshi”/ “Rama të matet mirë, Meta bëri çorbë pasi do të përfitojë…”

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Edicioni informativ i datës 9 nëntor në “Tirana Today”   
Javë e ngarkuar me zhvillime kjo që po mbyllim, por në “Top Talk”, këtë të premte gazetari Denis Dyrnjaja ka qenë me analistin Mentor Nazarko, për t’u ndalur veçanërisht te dekretimi i emërimit të Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm nga Presidenti i Republikës.

Tashmë jemi në orët e fundit të afatit kushtetues, kur presidenti Meta duhet të vendosë për herë të dytë mbi fatin e ministrit të Brendshëm, nëse do të jetë Sandër Lleshaj ai që do ta drejtojë këtë dikaster, apo nëse do të ketë sërish një refuzim. Presidenca, ndërkohë, shpalli dekretin për shkarkimin e zotit Lleshajt nga grada e Gjeneralit, parantezë e një firme të pritshme për ta zyrtarizuar ministër.
“Duke abstraguar nga emrat e kryeministrit dhe presidentit të sotëm, e gjithë kjo që ndodhi do të duhet lexuar si një përpjekje e Presidencës për të imponuar respekt institucional. Çdo kryeministër duhet ta respektojë presidentin, duke u konsultuar me të për emrat që vendos për ministër, e sigurisht duke dhënë arsye për emërimin apo shkarkimin e dikujt. Ky është një komunikim krejt normal ndërinstitucional, për të cilin në fakt u desh kalimi i dy afateve kushtetuese, për gati dy javë. Gjithashtu është edhe një moment për të kapërcyer atë, që nga Presidenca është interpretuar si një problem i krijuar me të ashtuquajturën ndarje e pushteteve civile nga ato ushtarake”, u shpreh analisti Mentor Nazarko.

Por a mund të thuhet se, qëndrimi i Metës i ktheu në një kuptim legjitimitetin publik presidentit, si figurë institucionale? Vallë presidentët e mëparshëm e kishin çuar Presidencën, apo postin e tyre drejt një koncepti honorifik?

Presidenti Mejdai dhe  kryeministri Nano

“Unë vet kam punuar me presidentin Mejdani, i cili e kishte këtë dinjitet dhe e ruajti edhe me një kryeministër i Fatos Nano, në periudhën e parë të tij korrik-gusht 1997 deri në shtator të vitit 1998. Ai kryeministër kishte mbi 2/3-at e Parlamentit, kishte autoritet moral dhe politik, pasi nuk ishte i njollosur nga ato afera që do të vinin më pas. Mejdani, 6 muaj pasi Nano ishte kryeministër i refuzoi atij të emëronte menjëherë, pa kurrfarë motivacioni, 8 ministra dhe imponoi standardin e konsultimit paraprak për të paktën 4 role ministrash; si ai i Brendshëm, i Jashtëm, i Drejtësisë dhe i Mbrojtjes”, solli në kujtesë Nazarko.

Këtë, analisti e quajti si zbatim i rregullave kushtetuese të pashkruara, edhe pse presidenti në kohën e Mejdanit kishte më shumë kompetenca kushtetuese. Prej atëherë, Presidenca ka ardhur duke u dobësuar, në kontekstin institucional dhe kushtetues.

“Mejdani ka qenë në fakt president me paketën kushtetuese në fuqi deri më 28 nëntor 1998, e pastaj me Kushtetutën e re që hyri në fuqi me kryeministër Majkon e më pas Metën. Në këtë kuptim, ai ka treguar se e ka respektuar dhe i ka imponuar respekt rolit të presidentit. Kjo është e domosdoshme, nëse ne do të flisnim se Rama ka vendosur kontrollin në të gjithë shtetin”, deklaroi më tej Nazarko.

Duke lënë mënjanë pasqyrën institucionale, a është kjo në kontekstin politik një “thyerje hundësh” ndaj kryeministrit?

“Edhe mund të jetë e tillë, por kur analizojmë procese ne duhet të merremi edhe me pasojat në interesin publik apo në aspektin kushtetues e institucional të vendit. Praktikisht ne kemi një president, tek i cili dhe para të cilit, kryeministri duhet të matet mirë kur të bëjë veprimin e radhës. Edhe në rast se, në fund të fundit do të ketë shkëmbim nderesh, ‘ti më emëro këtë, që unë të të emëroj atë’, edhe kjo është dialektikë institucionale”, tha Mentor Nazarko.

Përfitimet e Metës

Nazarko deklaroi se kjo ndoshta mund të ishte një lojë e Metës për të treguar se ai ka autoritet dhe nuk është thjesht një lodër, duke gjetur kështu artificën e të qenit ushtarak.

“Megjithatë, nga ky veprim i tij, që mund të ketë frymëzim personal, ka një përfitim praktika e funksionimit të shtetit shqiptar. Pasi kryeministrit i duhet të matet mirë tashmë sa herë t’i drejtohet presidentit për diçka. Sigurisht ka edhe llogari politike, nuk ka një vijë ndarëse të prerë me thikë mes karrierës së Metës si kryetar i LSI-së, apo si president. Ai ndoshta bën llogari edhe për të ardhmen e tij politike, kështu që asgjë nuk është e paligjshme në këtë”, u shpreh Nazarko.

 Top Channel

TË LIDHURA

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

22:54 | 24/05/2025
Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore
Aktualitet

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)
Aktualitet

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
Next Post
Vrau policin dhe tentoi të arratisej, si u ndalua i “forti” në Rinas (Video+Emri)

Vrau policin dhe tentoi të arratisej, si u ndalua i "forti" në Rinas (Video+Emri)

Serbi i Manchester United refuzon simbolin e NATO-s: Ata kanë vrarë fëmijë

Serbi i Manchester United refuzon simbolin e NATO-s: Ata kanë vrarë fëmijë

Ja kush janë aktorët më të pasur sot në botë, s’do ta besoni cili mban vendin e parë…

Ja kush janë aktorët më të pasur sot në botë, s’do ta besoni cili mban vendin e parë…

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025




TË FUNDIT

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

by mirseda
22:54 | 24/05/2025
0

Spartak Ngjela: Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Saliu paska vendosur të mos bëjë...

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

20:39 | 24/05/2025
“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

20:26 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com