Futbollit italian po i rikthehet shkëlqimi, pavarësisht se dominimi i Juventusit është i dukshëm. Skuadrat e tjera si Inter, Napoli, Roma dhe Milan janë forcuar shumë së fundmi dhe shumë shpejt pritet të jenë të barabarta me bardhezinjtë.
Edhe këtë sezon Juventus duket se do të jetë ekipi për tu mposhtur, duke pasur parasysh se ka blerë një futbollist të madh si Cristiano Ronaldo. Kanë kaluar 12 javë nga starti i Serie A dhe bardhezinjtë kryesojnë me 6 pikë diferencë nga vendi i dytë. Duke përfituar nga shkëputja e ndeshjeve kombëtare, italianët bëjnë llogarit për javët e luajtura.
Tashmë është publikuar dhe formacioni më i mirë për këtë pjesë të zhvilluar të sezonit, ku bie në sy mungesa e “yllit” të Juventusit, Cristiano Ronaldo. Ky formacion dominohet nga skuadra e Juventusit dhe Napolit përkatësisht me 4 dhe 3 lojtarë. Në qendër të sulmit gjendet surpriza e kampionatit, polaku Piatek.