Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Trump i pakënaqur me këshilltarët, priten ndryshime në Shtëpinë e Bardhë

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Trump merr vendimin drastik: Foshnjat që do lindin në SHBA nuk do marrin shtetësi amerikane

Presidenti amerikan Donald Trump tha të enjten se Shtëpia e Bardhë po “funksionon shumë mirë” edhe pse, siç pohoi ai, këshilltarë të tjerë të lartë të tij pritet të shkarkohen.

“Do të bëj ndryshime në drejtime të ndryshme,” tha zoti Trump për portalin konservator “Daily Caller”.

Javën e kaluar, një ditë pasi demokratët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve për herë të parë pas tetë vitesh, zoti Trump largoi Prokurorin e Përgjithshëm Jeff Sessions.

Presidenti Trump e kishte kritikuar prej kohësh zotin Sessions për vendimin për t’u tërhequr nga mbikëqyrja e hetimeve që po kryen Prokurori i Posaçëm Robert Mueller mbi lidhjet e mundshme me Rusinë të ndihmësve të fushatës elektorale të zotit Trump në 2016 si dhe nëse zoti Trump, në detyrën e presidentit, ka penguar drejtësinë, duke u përpjekur të pengojë hetimet.

Të mërkurën Shtëpia e Bardhë njoftoi largimin e zëvendës këshilltares për Sigurinë Kombëtare Mira Ricardeli, pasi Zonja e Parë, Melania Trump, tha se ajo nuk e meritonte më nderin të punonte për Presidentin.

“Mira Ricardeli do të vazhdojë të mbështesë Presidentin ndërsa largohet nga Shtëpia e Bardhë për të kaluar në një rol të ri brenda administratës”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders, por ajo nuk shpjegoi se për çfarë detyre bëhet fjalë.

Sipas njoftimeve të ndryshme, presidenti Trump po shqyrton mundësinë e shkarkimit të sekretares për Sigurinë Kombëtare Kirsten Nielsen dhe shefit të personelit të Shtëisë së Brdhë John Kelly.

Zonja Ricardeli, një ish-zyrtare e Departamentit të Tregtisë, u zgjodh nga këshilltari për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, për të shërbyer si zëvendëse e tij.

Sipas një zyrtari të lartë të administratës, mes zonjës Ricardeli dhe Melania Trump-it e stafit të saj, ka patur përplasje lidhur me udhëtimin e Zonjës së Parë në Afrikë në muajin tetor dhe përdorimin e burimeve qeveritare për këtë vizitë.

Zonja Ricardeli gëzon gjithashtu një reputacion si kritike e ashpër e stafit në Shtëpinë e Bardhë, thanë disa burime.

Zyra e Zonjës së Parë mori një hap të pazakontë duke bërë publik qëndrimin e saj kundër zonjës Ricardel-i.

“Zyra e Zonjës së Parë mendon se Mira Rikardeli nuk e meriton më nderin që të shërbejë në Shtëpinë e Bardhë”, tha Stephanie Grisham, zëdhënëse e Zonjës së Parë.

Ndërsa Zonjat e Para njihen historikisht për ushtrim ndikimi ndaj bashkëshortëve të tyre, për çështje të lidhura me detyrën zyrtare, ato zakonisht nuk kanë dhënë deklarata publike mbi këto çështje.

Tags: i pakenaqurkeshilltaretndryshimepritenShtëpinë e BardhëTrump

TË LIDHURA

Optimizëm pas bisedimeve Izrael-Liban
Bota

Optimizëm pas bisedimeve Izrael-Liban

21:05 | 15/04/2026
Franca, shteti i radhës që ndalon performancën e Kanye West
Bota

Franca, shteti i radhës që ndalon performancën e Kanye West

20:53 | 15/04/2026
Trump dhe Vance kundër Papës
Bota

Trump dhe Vance kundër Papës

20:47 | 15/04/2026
Next Post
Arratisja nga Shqipëria, Meta: Gruevski nuk u tregua burrë! Edhe mua më…

Arratisja nga Shqipëria, Meta: Gruevski nuk u tregua burrë! Edhe mua më...

Miratohet ndihma ekonomike për shtresat në nevojë dhe pagesat e PAK

Miratohet ndihma ekonomike për shtresat në nevojë dhe pagesat e PAK

Raporti i frikshëm/ Ushtria e Trump dorëzohet para forcave të Putin

Raporti i frikshëm/ Ushtria e Trump dorëzohet para forcave të Putin







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

“Arlis Ndërtim” premton rindërtimin e plotë të apartamenteve të dëmtuara
Aktualitet

Pse zjarri ishte agresiv? Kreu i Zjarrfikëses: Shtresa e jashtme shpërndau flakët

by mirseda
22:39 | 15/04/2026
0

Drejtori i Zjarrfikëses në Tiranë Shkëlqim Goxhaj, në një intervistë sonte në 15 prill dha më shumë...

“E dija që ishim bërë për njëri-tjetrin”/ Selin rrëfehet për marrëdhënien me Gimbon

“E dija që ishim bërë për njëri-tjetrin”/ Selin rrëfehet për marrëdhënien me Gimbon

22:20 | 15/04/2026
Nuk kanë fund golat në pjesën e parë, Reali udhëheq ndaj Bayern në Champions

Nuk kanë fund golat në pjesën e parë, Reali udhëheq ndaj Bayern në Champions

21:55 | 15/04/2026
Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

21:36 | 15/04/2026
Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

21:24 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com