Ish-ministri i Brendshëm Teknik, Dritan Demiraj, ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, pas deklaratave se rasti i Sandër Lleshit është i ngjashëm me të tijin. Ai i cilëson të gjitha këto ‘fake news’.
Ish-ministri, i cili po ashtu vjen nga një karrierë e gjatë ushtarake, thotë se këto janë tregime të prodhuara nga parazitë politikë.
Ai sqaron më tej se nuk mund të ketë asnjë paralelizëm ligjor dhe logjik midis rastit të dekretimit të tij si Ministër i Brendshëm nga ish- presidenti Bujar Nishani, dhe kandidatit për MPB Z. Lleshi.
Demiraj shprehet se rastet janë diametralisht të kundërt, ku emërimi i tij si Ministër i Brendshëm u bë në një kohë të vështirë për vendin dhe politikën shqiptare. Po kështu, statusi i tij në atë kohë ishte ushtarak në lirim, dhe jo aktiv në Forcat e Armatosura, duke vazhduar jetën familjare dhe akademike në USA, si dhe i pa angazhuar politikisht në asnjë parti politike.