Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

“Superklasikja” latine, Kupa Libertadores vjen me finalen e ‘flaktë’ Boca-River Plate

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
“Superklasikja” latine, Kupa Libertadores vjen me finalen e ‘flaktë’ Boca-River Plate

Për herë të parë në histori në finalen e Kupës Libertadores do të luhet finalja e zjarrtë mes Boca Junior-River Plate. Ky kompeticion cilësohet si Championsi i Amerikës së Jugut dhe ‘lufta’ që zhvillohet për ta fituar është gjithmonë e fortë.

Ky kompeticion po tërheq gjithnjë e më shumë audiencë në mbarë globin dhe fakti që në finale luajnë pikërisht dy skuadrat e famshme, krejt ndryshe nga herët e tjera, ndeshja nuk do të luhet në mesjavë, por në mbrëmjen e ditës së shtunë, në orën 21:00, në “Bombonera”.

Një rivalitet sa i ashpër, aq edhe i egër që daton që prej 24 gushtit të 1913-ës, kur “Los Milonarios” fituan 2-1. Që nga ai moment dueli mes tyre me kalimin e viteve është ashpërsuar gjithnjë e më shumë, derisa për të mbërritur në ditët e sotme. Dy klube që janë si fe. Boca i përket më së shumti njerëzve të thjeshtë, teksa River i përket shtresave të larta të shoqërisë.

Kampionati argjentinas ka ndryshuar model dhe përbëhet nga 26 skuadra, duke u përshtatur pikërisht edhe me modelin europian, ndërsa 12 prej këtyre skuadrave i përkasin kryeqytetit argjentinas, por janë këto dy ekipe që natyrisht kanë edhe numrin më të madh të tifozëve, prandaj dhe finalja e edicionit të 59 të Kupës së Libertadores tërheq në mënyrë të veçantë kaq shumë vëmendje.

Boca Juniors e ka fituar 6 herë Kupën e Libertadores, teksa River Plate vetëm 3 herë, por nëse “milionëret” kanë qenë të pranishëm në finale në 2015-ën për herë të fundit, “Los Ksenezez” ose thënë ndryshe “xhenovezët”, nuk e fitojnë këtë trofe prej 11 vjetësh. Boca Juniors siç dihet është edhe klubi i një të pavdekshmi siç është legjenda argjentinasi Diego Armando Maradona, por gjithashtu është edhe kampioni në fuqi i kampionatit argjentinas.

Në krahun tjetër River drejtohet nga një trajner si Marcelo Gallardo, i cili në kontinentin e vjetër njihet mirë pasi ka luajtur në Francë si me Monacon ashtu dhe me Paris Saint Germain. Të dy ekipet eliminuan në fazën gjysmë-finale kundërshtarë nga Brazili, përkatësisht Riveri u kualifikua ndaj Gremios, ndërsa Boca eliminoi Palmeirasin, ekipin e drejtuar nga trajneri kampion bote, Scolari, që po bëhet gati të fitojë Serinë A braziliane, shkruan Supersport.

Përballja e fundit mes dy skuadrave ka qenë më 23 shtator, ku dy perla të Gonzalo Martinesit dhe Skokos i dhanë suksesin Riverit në kampionat, brenda në fushën e Boca-s. Për këtë ndeshje ka ndërhyrë vetë presidenti i Argjentinës, Mauricio Makri, i cili ka qenë gjithashtu presidenti i Bocës për 11 vjet, nga 1996-07, por pavarësisht influencës së tij të padiskutueshme, në fund dy klubet kanë vendosur që finalet e Kupës së Liberdatores të luhet pa pjesëmarrajen e tifozëve të skuadrës mike.

Ndeshja e parë do të luhet sonte në mbrëmje, në orën 21:00 në stadiumin “Bombonera”, që njihet si fusha e Boca Juniors-it dhe drejtuesit e Conmebol ia kanë besuar drejtimin e finales së parë, gjyqtarit nga Kili, Roberto Tobar. Një tango argjentinase, e gjithë për t’u parë dhe përjetuar në SuperSport, ekranin e kampionëve.

TË LIDHURA

Rama: Me ritëm të mirë punimet për fushën e re të futbollit në Durrës
Sport

Rama: Me ritëm të mirë punimet për fushën e re të futbollit në Durrës

17:13 | 07/11/2025
Sylvinho publikon listën për sfidat e nëntorit, i beson “gardës së vjetër”
Sport

Sylvinho publikon listën për sfidat e nëntorit, i beson “gardës së vjetër”

10:16 | 07/11/2025
“Jam shkatërruar, ndjej sikur po humbas mendjen”volejbollistja e Dinamos për DW
Sport

“Jam shkatërruar, ndjej sikur po humbas mendjen”volejbollistja e Dinamos për DW

09:42 | 07/11/2025
Next Post
Edhe PDIU shpërthen ndaj Nikollës: Duhet të jesh i çmendur të mbrosh reformën në arsim

Doda për ekstremistët në Bularat: Turpi i tyre, po krijojnë mite të rreme

Video/Homazhe drithëruese në nder të ish-presidentit, lot në stadiumin e Leicester

Video/Homazhe drithëruese në nder të ish-presidentit, lot në stadiumin e Leicester

“Familjes sime ke për t’i pa targën ti e zuzarët e tu”, shpërthen deputeti ndaj Berishës

Ndreu i bindur: S’ka ‘luftë’ grupesh në PS







JU REKOMANDOJMË

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

21:26 | 01/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025




TË FUNDIT

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme
Showbizz

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

by mirseda
22:55 | 08/11/2025
0

Flitet prej muajsh për një lidhje të mundshme mes Capital T dhe Adrola Dushi, por duket se...

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

22:48 | 08/11/2025
Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

22:41 | 08/11/2025
Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

22:11 | 08/11/2025
AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.

AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.

21:16 | 08/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com