Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Nderi i mosreagimit ndaj llumit ksenofob në Bularat

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha

Nga Alban Dudushi/ Shqiptarëve iu bëri nder mosreagimi i ashpër ndaj funeralit të ditës së djeshme. Iu bëri nder jo vetëm sepse ishin të vetmit që nderuan Kaçifasin, si një të ndjerë që ikën nga kjo botë, pra, respektuan heshtjen dhe dinjitetin, të cilat i meriton një i vdekur, kushdo qoftë ai, pavarësisht asaj që ka bërë në të gjallë, por edhe sepse treguan që nuk bien në nivelin e një llumi ksenofob dhe me tipare naziste, si ata që u panë në funeral dhe të tjerët që i shtyjnë drutë e zjarrit nga Athina politike. Në ditët në vazhdim, ashtu si dikur, asnjë grek nuk ka për të ndjerë trysninë më të vogël në këtë vend, për shkak të Bularatit. Kjo, përsëri, është në nderin e shqiptarëve.

Por po ashtu, qeveria shqiptare dhe shtetasit e këtij vendi i bënë një nder shumë të madh edhe Athinës zyrtare. Ata iu gjendën në krah Greqisë në një ditë të vështirë, ku trupi i një të ndjeri rrezikonte të kthehej në një urë zjarri për të djegur Pallatin e Qeverisë së dobët greke. Në këtë situatë të shpërthimit të populizmit, “Agimi”, i cili ka konsoliduar pozitat e tij në Greqi, shikon një mundësi të “Artë”. Heronjtë e shpikur, martirët janë ata që shërbejnë për të shtrënguar radhët. Kjo është një metodë e vjetër dhe gjithmonë efikase. Kaçifas është martiri i radhës që “Agimi i Artë” kërkonte dhe i erdhi si me porosi. Por funerali i tij mund të bëhej dhe një kasaphanë që t’i vinte flakën Greqisë dhe pikërisht këtë shmangu Tirana zyrtare. Cipras dhe të gjithë athinjotët e Politikës, që për hir të së vërtetës, në përgjithësi nuk janë shquar për mirënjohje, duhet ta mbajnë shënim këtë nder që u bëri Shqipëria.

Gjatë gjithë këtyre ditëve, Tirana ka treguar se ka më shumë koka të ftohta sesa Athina. Ose në Athinë, kokat e ftohta nuk dëgjohen aq shumë për shkak të korit ulëritës të ekstremistëve me kryq e me flamur. Sido që të jetë, edhe kjo është në dinjitetin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Tani në nëntor, e gjithë Europa përkujton 100-vjetorin e Luftës së Parë Botërore. Një luftë, e cila nisi nga një vrasje në Sarajevë. Ishte lufta që, kur përfundoi, të gjithë mendonin se do u jepte fund të gjitha luftërave. Por, në pauzën e viteve ‘20-‘30, shpërthimi i populizmit, nacionalizmit, fashizmit dhe nazizmit, përgatiti një kasaphanë edhe më të madhe; Luftën e dytë Botërore. Pas Luftës së Dytë Botërore, Europa përjetoi paqen më të gjatë në historinë e saj dhe zhvillimin më të madh ekonomik dhe nivelin më të lartë të jetesës që kanë pasur ndonjëherë popujt e saj. Rënia e Murit të Berlinit pa të vraponin në këtë festë të madhe të mirëqenies dhe zhvillimit, të jetës së dinjitetshme dhe të begatisë edhe popujt që dilnin nga errësira komuniste. Por, ja ku jemi përsëri, me frikërat e populizmit që po merr revansh, me një Europë që ka humbur busullën dhe me zjarre konfliktesh që bëjnë të dynden me miliona fatkëqij në këtë kontinent. Dhe shprehja e hershme, që “njerëzimi e lexon historinë, por nuk mëson kurrë prej saj”, vërtetohet edhe një herë. Dhe më të pamësuarit e historisë duket se ishin ata pjesëmarrës në funeralin e të ndjerit Kaçifas, si dhe të gjithë ekstremistët që duan të skuqin edhe një herë diellin me gjak shqiptarësh, por që pashmangshmërisht merr në lumë gjithë Europën dhe Botën.

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë! Përplasen dy mjete, të lënduarit transportohen në spital

16:23 | 06/06/2026
Aktualitet

Policia njofton masat për ndeshjen me Luksemburgun dhe protestën për Zvërnecin

16:05 | 06/06/2026
Aktualitet

PL kërkon transparencë për gjyqin e Metës: Seancat të transmetohen live

15:50 | 06/06/2026
Next Post

Mesazhi i prindit: Jam në hall me drejtoreshën e shkollës së djalit (emri)

Jetesa me tre gra, njihuni me Ivanin: Dua të kem 50 fëmijë

Luana Vjollca fuqizon financat dhe ndahet nga i dashuri biznesmen







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Sport

Pas Tares, tjetër goditje për Milanin: Tronditet edhe kapiteni

by mirseda
16:26 | 06/06/2026
0

E ardhmja e Majk Menja te Milani është në dyshim. Portieri i Francës mund të kërkojë largimin,...

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë! Përplasen dy mjete, të lënduarit transportohen në spital

16:23 | 06/06/2026

Policia njofton masat për ndeshjen me Luksemburgun dhe protestën për Zvërnecin

16:05 | 06/06/2026

PL kërkon transparencë për gjyqin e Metës: Seancat të transmetohen live

15:50 | 06/06/2026

KQZ: Deri në mesditë votuan gjysma e emigrantëve në ambasada e konsullata

15:47 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com