Një rus 34-vjeçar ka rrëfyer jete me tre femra, të cilat janë shumë të lumtura me të, por edhe me njëra-tjetrën. Ata jetojnë në qytetin rus të Vladimirit, ndërsa Natalia është gruaja e tij ligjore. Megjithatë, edhe dy gratë e tjera e trajtojnë atë si bashkëshort.
Sipas Ivan, të treja qëndrojnë me të vullnetarisht dhe kanë rënë dakord për një lidhje poligame. Fillimisht ai jetoi me bashkëshorten Natalie për 11 vite e më pas provoi një lidhje poligame, që ka rezultuar e suksesshme për të katërt.
“Fillimisht isha kundër kësaj, nuk mund ta imagjinoja një situatë të tillë, por pastaj ndryshova mendjen sepse ai me të vërtetë donte të kishte një familje të madhe”, tha Natalia, e cila punon si infermiere në një spital lokal.
Ivan është babai i nëntë fëmijëve, ndërsa është në pritje të bëhet baba për herë të dhjetë. Me Natalian ka lindur gjashtë fëmijë dhe të tjerët i ka me Anën. Ndërsa me Medinën, ende nuk ka fëmijë.
Të katërt jetojnë në një apartament me tre dhoma gjumi, por Ivan ka në plan të shkojë në një shtëpi të madhe në periferi. Synimi i tij është që të ketë plot 50 fëmijë.
34-vjeçari ka rrëfyer se nëse gratë e tij bëjnë gabime ose e mërzisin, ai u heq të “drejtën” për të kryer marrëdhënie me të për një muaj rresht.