Që nga fundi i tetorit mediat franceze po shkruajnë për rastin e përkthyeses shqiptare Drita Kurtsmajlaj. Katër vite më parë ajo ka arritur në Francë bashkë me prindërit e saj. Por, tani ndaj familjes shqiptare është marrë vendimi për depërtim. Edhe pse ajo ka qenë një shembull i integrimit të suksesshëm, 23-vjeçarja nuk lejohet të qëndrojnë.
Ajo ka punuar si përkthyese në shumë shoqata. “Unë jetoj në një dhomë me dy prindërit”, është shprehur shqiptarja. 23 vjeçare Drita Kurtsmajlaj, ka mbërritur në Francë në vitin 2014. Ajo u largua nga Shqipëria për t’i shpëtuar ligjit të Kanunit. Asaj i kishin djegur banesën dhe gjithë pasurinë e prindërve të saj që merreshin me tregti.
E gjendur në këtë situatë ajo kishte marrë rrugët e mërgimit. Vajza e re dhe dy prindërit e saj ishin vendosur në Bordo. Drita ishte integruar shumë shpejt. Vetëm pak janë pas mbërritjes ajo kishte arritur ta mëson në mënyrë të shkëlqyer gjuhën frënge. Ajo ka ndihmuar shumë institucione që kanë pasur nevojë për ndërmjetësim në përkthim.
Puna si vullnetare
Drita ka ndihmuar në përkthim shumë kosovarë dhe shqiptarë. Ajo kurrë nuk është pagur për punë që ka bërë. Gjithmonë vajza e re ka punuar si vullnetare. Drita madje është thirrur edhe nga gjykatat, spitalet, policia dhe madje edhe shërbimet e imigracionit për të përkthyer.
https://tiranatoday.com/ne-shqiperi-na-pret-vdekja-fati-i-keq-ndjek-perkthyesen-shqiptare-dhe-prinderit-e-saj/
Një gjë e tillë dëshmohet në dhjetëra letra të dërguara nga, gjyqtarë, avokatë e zyrtarë. Madje në një lerat edhe Alain Juppé, kryetar i Bordeaux kishte kërkuar ndihmën e shqiptares për përkthim.
Por, Drita nuk ishte e kënaqur me këtë rol, ajo ndoqi një trajnim për të punuar në një zyrë ligjore. Ajo më pas gjeti kohë për të punuar në një shoqatë që ndihmonte njerëzit e pastrehë.
Megjithatë, Drita mund të largohet nga Franca në çdo kohë. Që nga fundi i tetorit, ajo dhe prindërit e saj kanë kundërshtur vendimin për të lënë territorin francez (OQTF).
https://tiranatoday.com/video-jeton-ne-biruce-bashke-me-prinderit-koleget-e-perkthyeses-shqiptare/
“Ne nuk na besojnë, ne jemi duke thënë se nuk kemi ikur për arsye ekonomike. Ne do na dërgojë përsëri në një vend ku na rrezikohet jeta. Babi im është i sëmurë”, tha vajza e re.
Sa për shërbimet e bëra nga Drita, duket se nuk janë marrë para sysh. Por, prefektura thotë se është e kënaqur me Dritën.
“Nuk është prefektura që e ka kërkuar, por janë shërbimet shtetërore që e kanë bërë. Por prefektura përfaqëson shtetin!Në Shqipëri, si gjetkë, Franca shihet si vendi i të drejtave të njeriut”, tha Drita./ Përshtati: Tirana Today/