Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

A të shtyn vetmia drejt vetëvrasjes?

7 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
A të shtyn vetmia drejt vetëvrasjes?

Nga Adrian Zalla/ Vetmia, kjo gjë e shtrenjtë që ndodhet mes shkëmbinjve, trekëndëshit të Bermudës, thellësisë së shpirtit dhe cektësisë së gishtërinjve! Vetmia dhe vdekja vazhdojnë me të njëjtën bashkëtingëllore, por a vazhdojnë apo shkojnë në të njëjtën rrugë?

Vështirë ta përcaktosh, vështirë të thuash sesa i cekët apo i thellë është problemi! Vetmia shpesh është qetësia e dëshiruar prej vitesh, është oaz, prehje. Vetmia si çdo gjë ka dy anë, ka vetmi të dëmshme dhe vetmi e cila mund të të shkatërrojë, por a vret vetmia?

A vret? A e përcaktojmë dot këtë? Vetmia për mua personalisht është një dashuri dhe do thoni ju pse e përcaktova në këtë mënyrë? Sepse dashuria është binjake me vetminë, dashuria shëron, po aq sa vret ose mund t’i bëjë të dyja në kohë të ndryshme!

I vetëvrari shpesh etiketohet me fjalët frikacak ose guximtar, shumë i fortë për t’i dhënë jetës fund, ose shumë i dobët për të përballuar vështirësitë, sipas meje janë të dyja gabim! Nga historitë e njerëzve që i kanë shpëtuar vetëvrasjes dhe kanë hequr dorë së provuari, vura re se janë qenie pa dashuri, që ndikohen lehtë nga bullizmi, nga kritikat, vura re që i tremben gjërave të reja, risisë, dhe nuk kanë dëshirë t’ia dalin, shpesh ndryshimet e shtëpisë, qytetit, apo vdekja e një njeriu shumë të afërt, bullizmi, depresioni, ndjenja që të gjithë të urrejnë dhe askush s`të do, vetmia e ngarkuar me të tilla mendime i bën njerëzit të tentojnë vetëvrasjen dhe shpesh t´ia arrijnë qëllimit! Vetëvrasja për këto njerëz është zgjidhja!

POR NË FAKT NË JETË ÇDO GJË E KA NJË ZGJIDHJE PËRVEÇ VDEKJES….

Pra vetmia është zgjidhja vetëvrasja jo, të jetosh është zgjidhje të vrasësh veten jo, të duash është zgjidhje, sipas një studimi të disa kohëve më parë vendi ynë është vendi më I palumtur në botë, pse? Sepse jemi një popull që vdes për tre lloje zgjidhjesh: Të vrasë (vetëvritet), të arratiset, dhe ti bëjë dëm të tjerëve! Vetmia nuk të shtyn drejt vetëvrasjes, nuk mundet vetmia krijon idiotë ose gjeni, në vendin tonë ka krijuar shpesh të parën, dhe këto idiotë që I has kudo mund të jenë një arsye që të çon drejt vetëvrasjes!

Vetëvrasja është e dënuar nga feja dhe morali si akt. Vetmia është e paragjykuar si veprim! Është krijuar stereotipi që personat që rrinë vetëm vetëvriten, por kjo është gabuar, është vetëm një stereotip i ngritur mbi baza jo të vërteta, në kohët që jetojmë ne jemi vetëm edhe kur jemi të rrethuar me njerëz, për të qenë të saktë ndihemi vetëm, koha e internetit, e zhvillimeve të mëdha thonë që e ka izoluar njeriun, e ka bërë të vetmuar, vallë a nuk ishte njëlloj edhe para shekujsh? Të gjithë njerëzit që sollën revolucion përjashto  „Zbulimet e mëdha gjeografike“ megjithëse edhe ato janë të lidhur me vetminë, vallë a nuk u krijuan nga vetmia? Mbase do përmendej vetëvrasja e shumë shkrimtarëve si fakt që vetmia të shtyn drejt vetëvrasjes, por unë sërish do ta mohoja sepse të gjithë ata që u vetëvranë është provuar shkencërisht se vuanin nga çrregullime mendore…

Duke jetuar në shekullin e depresionit vetmia mund të jetë një e keqe e madhe, mbase edhe shfarosëse, por nisur nga përvojat personale, artikuj shkencorë, përvojat e miqve të mi, për njerëzit që kanë një mendje të shëndoshë vetmia është një zgjedhje që shpesh sjell zgjidhjet që kemi pritur për një kohë të gjatë, shpesh njerëzit që nuk punojnë dot në grup vetmia sjell për ta kryevepra, vetmia ndihmon për të ndërtuar veten dhe karakterin, për t’u kultivuar, për të menduar-lexuar-krijuar-gatuar-ëndërruar-pikturuar, vetmia shërben për të kthjelluar kokën, për të marrë vendime të rëndësishme, për t´ia nisur nga e para,  për të gjetur frymëzim, për të medituar, për të bërë joga, për të shkruar një letër, për të bërë një surprizë, për të rigjetur veten, për të nisur të duash veten, për të ndërtuar e forcuar vlerësimin për veten e vetëbesimin etj, etj. Pra vetmia shërben për njëmijë gjëra të mira pra është zgjidhje po vetëvrasja a është zgjidhje?

Sigurisht që jo, vetëvrasja është një moment dobësie, brishtësie e cila të kushton jetën, çdo vetëvrasje ka shkaqe të ndryshme, pra vetmia të dhuron jetë kur je i shëndoshë mendërisht, të bën të mendosh për të shkuarën por edhe për të ardhmen, si edhe të analizosh të tashmen, për sa kohë e përdor vetminë me masë, dhe mendjen për të menduar e krijuar, e shpirtin për të dashur e dashuruar vetmia është një shpëtim nga realiteti, një çast pushimi, një strehë nga përditshmëria, falë vetmisë mund të udhëtoni në kohë dhe hapësirë vetëm duke mbyllur sytë, besomëni që nëse nuk ke asnjë problem mendor vetmia ju shërben vetëm në të mirë!

A të shtyn vetmia drejt vetëvrasjes? Jo, vetmia nuk të çon drejt vetëvrasjes nëse je i shëndoshë mendërisht, por të gjithë ju që mbase keni problem dhe keni menduar për vetëvrasjen shpesh, ose vetëm njëherë në jetë, nguliteni në mendje e shpirt dhe sa herë të merrni frymë mbani mend që në jetë çdo gjë e ka një zgjidhje përveç vdekjes!

Tags: te shtynvetevrasjevetmia

TË LIDHURA

Unaza inteligjente e Samsung fryhet dhe i ngec në gisht, YouTuberi humb fluturimin dhe përfundon në spital
Bota

Unaza inteligjente e Samsung fryhet dhe i ngec në gisht, YouTuberi humb fluturimin dhe përfundon në spital

14:56 | 06/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Përplasje e re mes Nicki Minaj dhe Cardi B, përfshihen edhe fëmijët
Kuriozitete

Përplasje e re mes Nicki Minaj dhe Cardi B, përfshihen edhe fëmijët

12:52 | 01/10/2025
Next Post
Rikthim te PSG? Ibrahimoviç: Me një kusht!

Rikthim te PSG? Ibrahimoviç: Me një kusht!

“Babai është kthyer, po rreh mamanë”, telefonata e djalit i bën gropën shqiptarit

"Babai është kthyer, po rreh mamanë”, telefonata e djalit i bën gropën shqiptarit

Ankaraja tregon forcën, prodhim masiv i tankut luftarak turk

Ankaraja tregon forcën, prodhim masiv i tankut luftarak turk







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Mediat: Era Istrefi mund të jetë pjesë e Festivalit të Këngës në RTSH
Showbizz

Mediat: Era Istrefi mund të jetë pjesë e Festivalit të Këngës në RTSH

by mirseda
20:01 | 07/10/2025
0

Ende nuk është shpallur zyrtarisht lista e këngëtarëve pjesmarrës në festivalin e këngës në RTSH 2025 por...

Trump: Duam lirimin e pengjeve në Gaza, dërguam ekip negociator

Trump: Duam lirimin e pengjeve në Gaza, dërguam ekip negociator

19:46 | 07/10/2025
PS padit KQZ-në për afatet, fletën e votimit dhe teknologjinë

PS padit KQZ-në për afatet, fletën e votimit dhe teknologjinë

19:30 | 07/10/2025
PS përzgjedh kandidatin për Bashkinë e Beratit, Demo zbulon emrin

PS përzgjedh kandidatin për Bashkinë e Beratit, Demo zbulon emrin

19:14 | 07/10/2025
PS konifrmon kandidatin për bashkinë e Matit, Kryesia zgjedh Altin Bojnin

PS konifrmon kandidatin për bashkinë e Matit, Kryesia zgjedh Altin Bojnin

18:59 | 07/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com