Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Vlonjati shpërthen në lot: Ish-gruaja s’më lë ta shoh djalin

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Vlonjati shpërthen në lot: Ish-gruaja s’më lë ta shoh djalin

Prej 6 muajsh një baba nga Vlora nuk mund të shohë djalin e tij pasi ish-bashkëshortja nuk e lejon. Amanti Shakaj inxhinier nga Vlora i është drejtuar emisionit “Me Zemër të Hapur” në News24 për të sjellë historinë e tij dhe për të kërkuar një zgjidhje.

Sipas tij ish bashkëshortja nuk e lejon të shohë të birin edhe pse ky i fundit paguan detyrimet e caktuara nga gjykata pas divorcit. Sapo ka nisur të flas,babai ka shpërthyer në ngashërima, duke folur mes lotësh se e ka marrë malli për të birin 8 vjeç.

E pikërisht 8 vjet më parë Amanti kurorëzoi dashurinë e tij në martesë me ish- bashkëshorten. Por mosmarrëveshjet e shumta sollën divorcin në 2017. Amanti thotë se ish-gruaja i refuzon të drejtën e takimit me të birin duke i thënë se nuk është djali i tij.

Babai i dëshpëruar i është drejtuar Zyrës Përmbarimore të Vlorës, ka bërë kërkesë për të takuar djalin pasi ai është një pagues i rregullt i pensionit ushqimor. Aktualisht Amanti thotë se ish-bashkëshortja është larguar nga qyteti i Vlorës dhe është zhvendosur në Tiranë, por nuk ka arritur të komunikojë me të pasi ajo e refuzon t’i përgjigjet.

Babai 2

“Nuk mund ta marr dot djalin në shtëpinë time (qan). Jemi njohur në vitin 2007, sa isha kthyer nga Italia. Para njohjes kam jetuar 2 vite e gjysmë në Itali. Jemi njohur në plazh, pastaj lindi dashuria. Ishte dashuri me shikim të parë. Me thënë të drejtën ishte pak me nxitim sepse familja e saj ishte familje nga këto tradicionalet që duan t’i bëjnë gjërat shpejt e shpejt. Kisha presione nga familja e vajzës që gjërat të bëheshin shpejt e shpejt. Në fillim kemi pasur pak probleme ekonomike si gjithë çiftet e reja. Më vonë unë emigrova, edhe në vendet e Afrikës që familjes të mos i mungonte asgjë. Ish-bashkëshortja ka mbaruar ekonomikun, ka qenë në drejtorinë e Tatimeve të Vlorës. Unë jetoj me nënën sepse babai më ka vdekur herët. Kam dhe dy motra të martuara që jetojnë jashtë shtetit. Por dhe nëna ime ka jetuar në atë kohë që ishim bashkë në Itali dhe nuk kishim një person të tretë që të hynte në mes. Nuk kemi pasur probleme. Kur u lidhëm ishte pa punë e kur u fejuam, problemet erdhën pasi zonja filloi punë në Drejtorinë e Tatimeve në gusht të 2015. E mbante telefonin me kod, që do të thoshte se kishte sekrete. Arriti që s’po pyeste më. Bënte çfarë i thoshte koka asaj. Lëvizte nga puna dhe nuk më thoshte ku do vente. A nuk duhet ta dijë burri ku është gruaja?”, tha Amanti.

Ai ka shpjeguar më tej problemet me bashkëshorten dhe dyshimet e tij për një lidhje tjetër.
“Unë e kuptova që zonja kishte një lidhje tjetër. Unë mora tabulatet telefonike dhe me anë të tyre u vërtetua gjithçka. E kisha nuhatur por nuk i kisha rënë në sy. Komunikimi im ka qenë aq i duruar, s’ka vlonjat që mund të marrë me përkëdheli por unë i kam thënë që nëse do të ndahesh thuaj dhe gjithçka mbaron, fëmija është i përbashkët. Më ka thënë në një moment që po kam dalë me një person por kam dalë veç për kafe”, tregoi ai.

Megjithatë ai tha se problemet mes tyre kanë mbaruar se tani kërkon të shohë vetëm të birin, pasi ish-gruaja po ia largon dhe për më tepër justifikohet duke thënë se djali 8-vjeçar nuk do të rrijë me të atin.

“Edhe kur e kam takuar para 6 muajsh, djali rrinte me frikë dhe shikonte gjithë kohën të ëmën që rrinte si xhandar. Unë dua vetëm të shoh tim bir. I kam rrobat që i kam blerë ende në dollap, dua t’ia jap. Dua të rri me të”, tha i ati.
Në emision janë publikuar edhe derdhjet që Amanti kishte bërë për të birin çdo muaj rregullisht.

Tags: Ish-gruajaloteshperthenvlonjati

TË LIDHURA

Takimi me Zv.presidenten e BKA-së, Proda
Aktualitet

Takimi me Zv.presidenten e BKA-së, Proda

14:33 | 16/06/2025
I dënuar me 5 vite burg nga Apeli i GJKKO, arrestohet i moshuari në Lezhë
Aktualitet

I dënuar me 5 vite burg nga Apeli i GJKKO, arrestohet i moshuari në Lezhë

14:25 | 16/06/2025
Bardhi debat me Spiropalin: Ke marrë huqet e Ermonelës moj! Ngrihu në lartësinë e zonjës Nikolla
Politikë

Bardhi debat me Spiropalin: Ke marrë huqet e Ermonelës moj! Ngrihu në lartësinë e zonjës Nikolla

14:22 | 16/06/2025
Next Post
A të shtyn vetmia drejt vetëvrasjes?

A të shtyn vetmia drejt vetëvrasjes?

Rikthim te PSG? Ibrahimoviç: Me një kusht!

Rikthim te PSG? Ibrahimoviç: Me një kusht!

“Babai është kthyer, po rreh mamanë”, telefonata e djalit i bën gropën shqiptarit

"Babai është kthyer, po rreh mamanë”, telefonata e djalit i bën gropën shqiptarit

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Takimi me Zv.presidenten e BKA-së, Proda
Aktualitet

Takimi me Zv.presidenten e BKA-së, Proda

by mirseda
14:33 | 16/06/2025
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, priti në një vizitë pune Zëvendëspresidenten...

I dënuar me 5 vite burg nga Apeli i GJKKO, arrestohet i moshuari në Lezhë

I dënuar me 5 vite burg nga Apeli i GJKKO, arrestohet i moshuari në Lezhë

14:25 | 16/06/2025
Bardhi debat me Spiropalin: Ke marrë huqet e Ermonelës moj! Ngrihu në lartësinë e zonjës Nikolla

Bardhi debat me Spiropalin: Ke marrë huqet e Ermonelës moj! Ngrihu në lartësinë e zonjës Nikolla

14:22 | 16/06/2025
Dënohen me burgim të përjetshëm dy të pandehurit për vrasjen e Artan Cukut

Dënohen me burgim të përjetshëm dy të pandehurit për vrasjen e Artan Cukut

14:19 | 16/06/2025
Noka: Ky Parlament s’është dyqani juaj që hapet e mbyllet sipas tureve turistike!

Noka: Ky Parlament s’është dyqani juaj që hapet e mbyllet sipas tureve turistike!

13:50 | 16/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com