Mbrëmjen e sotme polica në Gjirokastër ka ndaluar 12 ekstremistë grekë që morën pjesë në varrimin e Kostandinos Kacifas në Bularat. Vlen të theksohet se 6 nga të ndaluarit janë shtetas grekë, ndërsa 6 të tjerë janë minoritarë.
Personat e ndaluar janë: Thanas Papas, Dhimitër Konstantinos, Nina Dinos, Jorgos Varelas, Anestis Panajotis, Andrea Kurti, Thoma Stefo, Athanasis Papas, Konstantinos Gizolis, Harallamb Karathano, Pirro Panajoti, Kristo Duci.
Gjithashtu nga forcat e policisë së anti-terrorit në Fier janë ndaluar shtetasit Apostol Jorgo Thoma dhe Theodhor Nikolla Petropulos.