Manchester City shkatërroi me rezultatin e thellë 6 me 0 Shakhtar Donetsk, por në këtë sfidë ka ndodhur një episod qesharak. Arbitri i takimit ka akorduar penalltinë më qesharake që keni parë ndonjëherë dhe protagonist ka qenë Raheem Sterling. Ky i fundit pas rrëzimit të bujshëm i ka kërkuar falje arbitrit të takimit.
Kështu Sterling ka vendosur të marrë përgjegjësitë përsipër duke kërkuar falje publike: “Doja të ngrija topin dhe se kuptova çfarë ndodhi, nuk ndjeva kontakt. Rrëshqita me topin. I kërkoj ndjesë arbitrit.”
I pari reagojë trajneri i tij Pep Guardiola, i cili insistojë në vendosjen e VAR-it në Champions League për të shmangur gabime, si ai i penalltisë së dhënë për Sterling në golin e dytë, ndërsa shtoi që po ta kishte kuptuar lojtari i tij duhet t’i kishte thënë arbitrit, gjë që nuk ndodhi.