Presidenti Ilir Meta, është i gatshëm të thotë arsyet e mosdekretimit të Sandër Lleshit, në një mbledhje me dyer të mbyllura me Parlamentin.
I ftuar në studion e emisionit “Opinion”, gazetari Robert Rakipllari dha disa detaje të padëgjuara më parë.
Ai tha se burime të besueshme nga kabineti i Presidentit Meta, i kanë thënë se Kreu i Shtetit është i gatshëm që në një mbledhje me dyer të mbyllura me Parlamentin, të japë arsyen pse nuk dekretoi Sandër Lleshin.
“Arsyet që nuk janë thënë në publik, përveç faktit të Gjeneralit etj. Presidenti është i gatshëm t’i thotë ato në një mbledhje me dyer të mbyllura me Parlamentin, apo të hapura nëse Parlamenti e gjykon”, tha Rakipllari.