Sali Berisha njihet tashmë për mesazhet e tij pikante, këto në të shumtën e rasteve të ardhura nga qytetari digjital. Edhe ai është përfshirë në vorbullën e komenteve për vendimin e marrë nga Meta, për Ministrin e Brendshëm.
Ai thotë se pas dhënies së vendimit nga ana e presidentit, deputetët e mazhorancës kanë gëzuar dhe festuar. Kjo festë madhështore vjen pas mos dekretimit nga ana e Metës për kandidaturën e Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm.
Sipas informacioneve që dispononte ish-kryeministri Berisha, telefonat kanë “shpërthyer” duke uruar njëri-tjetrin. Në detajet e përcjella në Facebook, ai shkruan se kanë shpërthyer edhe shampanjat. Sipas tij, shumica festuan, pasi shpëtuan nga kontrolli i dyfishtë i Ramës.