Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën “30 ditë burg” për Ervis Martinajn. Gjykata lë kështu në fuqi të njëjtën masë për biznesmenin.
Mësohet se Prokuroria ka kërkuar që Martinaj të mos hetohet në gjendje të lirë, pasi mund të arratiset.
36-vjeçari Martinaj ishte në përfundim të masës së sigurimit “burg me afat 30 ditor”, i dhënë nga gjykata, në datën 7 tetor të një muaji më parë. Organi i akuzës siguroi prova të reja për vrasjen në ish-Bllok, të cilat rëndojnë pozitën e Ervis Martinaj, aktualisht në burg.
Në ngjarjen e rëndë, u ekzekutua me armë zjarri Fabiol Gaxha, teksa u plagos Ervis Martinaj dhe miku i tij, Eljon Hato. Për këtë të fundit gjykata ka vendosur më herët masën shtrënguese të sigurisë, atë të “arrestit në burg”.