Meta ka shuar kureshjen e qytetarëve, nëse është takuar me Tom Doshin në Firence, ku ishte i ftuar në ditëlindjen e Kardinalit shqiptar.
“Së pari, jam ndier shumë mirë 24 orë në Firence. Për shkak të vlerësimit të jashtëzakonshëm që i është bërë Kardinalit tonë nga vetë Kardinali i Firences dhe kryetari i bashkisë. Por dhe nga mesha e veçantë që ishte zgjedhur, për të vlerësuar Kardinalin tonë. Por në mënyrë të veçantë, edhe nga mesazhi i Papa Françeskut për Kardinalin tonë.
Z. Tom Doshi ka qenë i ftuar, sepse është njeri i afërt i Kardinalit Troshani. Unë kam qenë i ftuar edhe nga Kardinali i Firences, të cilin unë e kisha ftuar të vinte në Shqipëri”, tha Presidenti Ilir Meta.
Gazetari Çim Peka ka këmbëngulur për një përgjigje të qartë, por presidenti është shprehur:
“Z. Peka, shiko përpara. Ishim për ditëlindje, ishim për një festë për mesazhe pozitive”, ka thënë ai në emisionin “Fakt”.