Hetimi i vrasjes së minoritarit grek në Bularat të Gjirokastrës, Konstandin Kacifas po bëhet i komplikuar. Pas lajmit se familja tërhiqet nga autopsia e dytë dhe ekspertimi i tij nga mjekë ligjorë në Tiranë, mediat greke shkruajnë se hetime për këtë vrasje po bëhen edhe në Greqi.
Protothema.gr shkruan se prindërit dhe motra e tij janë tashmë në Greqi. Sipas medias ata kanë dëshmuar dhe janë marrë në pyetje nga policët grekë.
Familjarët i kanë kërkuar konsullatës që të ndërhyjë në procesin hetimor në Shqipëri. Sipas sipas tyre, 35-vjeçari Kacifas është thirrur në komisariat lidhur me vendosjen e flamujve grekë, pak ditë para vrasjes.
Ata janë pyetur nga drejtuesi i prokurorisë së Janinës, Argyris Dimopoulos. Sipas deponimit të familjes në prokurorinë greke, le të kuptohet se Greqia ka hapur tashmë një proces hetimi paralel për vrasjen e ushtarit ekstremist grek në Bularat.
Konstantinos Kacifa u vra më 28 tetor, pasi nuk pranoi të dorëzohej tek policia shqiptare.