Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Një vajzë në dhomë me të? Bashkëshortja e Stresit shuan heshtjen, flet për ndarjen

7 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Një vajzë në dhomë me të? Bashkëshortja e Stresit shuan heshtjen, flet për ndarjen

Bashkëshortja e Stresit ka shpjeguar për mediat rozë, dhe jo vetëm, të gjithë situatën mes saj dhe këngëtarit. Ajo është rrëfyer se edhe pas ndodhive të fundit, ka komunikuar me të shoqin, sepse ky i fundit e merr nga kabina e burgut. Ndër të tjera ajo është shprehur se nuk e mendon fare pjesën që Stresi ishte më një vajzë tjetër në dhomën e hotelit, kur u arrestua. Në një intervistë për “Revistën Who”, Kejsi ka hedhur poshtë të gjitha zërat që flisnin për një ndarje.

Si po i përjeton nga Kanadaja e largët, ngjarjet e fundit në jetën e bashkëshortit tënd, Stresit?

“Ajo që mua më intereson, është vetëm gjendja e Arkimedit dhe e familjes së tij. Nuk më interesojnë fare fjalët e botës. Jam e shqetësuar për ta, dhe fakti që jam larg normalisht ndikon. Do doja shumë të isha pranë tyre”.

Jeni ende bashkëshortë? Nuk jeni ndarë, se na keni konfuzuar pak…

“Ne nuk jemi ndarë. Për mua familja është gjëja më e shtrenjtë dhe luftoj për të. Nuk dorëzohem kollaj. Mesa duket, e kemi të përbashkët të dy këtë gjë”.

Si është kjo historia juaj kështu, me fshirje fotosh, unfollow. Pastaj rikthim në bazë?

“Ne i kemi password-et e njëri-tjetrit, ndaj nuk na intereson shumë follow. Pastaj sa për fotot, Arkimedi ka vendosur ta ndajë jetën private nga karriera, dhe unë e mbështes vendimin e tij. S’ka lidhje, nëse do kishte ndarje, do kishte deklaratë prej nesh”.

Ke pasur kontakt me Stresin pas kësaj që ndodhi?

“Është munduar të më marrë nga kabina, dhe kemi folur. Më intereson vetëm gjendja e tij, të jetë mirë dhe asgjë tjetër”.

Je e lënduar që ishte me një vajzë tjetër kur u arrestua?

“Të them të drejtën, as nuk e mendoj këtë pjesë. Nuk e konsideroj si temë, derisa të perballem vetë me Arkimedin. Dhe nuk lejoj asnjë akuzë mbi të, të më ndikojë deri atëherë. Mendoj se çdo njeri ka të drejtë të japë shpjegimin e tij, dhe më pas kam të drejtë unë të vendos dhe të peshoj përgjigjen që më është dhënë.

Burrit tim i vendosën shumë akuza, që tashmë janë hedhur poshtë. Ndaj nuk ju zë besë. Megjithatë kjo temë më përket mua dhe bashkëshortit tim. Nuk kemi pse të bëjmë gjyq publik. Më vjen keq që njerëzve ju intereson kaq shumë kjo pjesë që i përket jetës sime private.

Mendoj që tregon nivel të ulët nga ana e tyre, sepse ata që e kanë jetën e mbushur, nuk rrinë nëpër internet të komentojnë jetën e të tjerëve. Prandaj mund të them, nuk më vrasin komentet dhe opinionet. Sepse për jetën time përgjigjem vetëm unë. Lidhjet në largësi nuk janë asnjëherë të lehta, por ne ia kemi dalë me të gjitha vështirësitë, pa ndërhyrjen e askujt. Dhe ja ku jemi bashkë prej 4 vitesh”.

Beson ti se Stresi do të dalë i pafajshëm?

“Jam e sigurt që po”.

Shumë reagime të tuat në rrjetet sociale, tregojnë për raportin tënd shumë të mirë me prindërit e Stresit… Flet me ta, çfarë thonë?

“Flas me ta çdo ditë. Kemi marrëdhënie shumë të afërta. I dua dhe i respektoj, dhe ata ma kthejnë të njëjtin respekt dhe dashuri. Janë të shqetësuar siç mund të jetë çdo prind, por janë shumë të fortë dhe për këtë i admiroj”.

Nëse ai nuk del, do vish ti në Shqipëri për ta takuar?

“Une jam e sigurt që ai do dalë, sepse do vërtetohet me fakte që akuzat mbi të s’janë të vërteta. Ndaj nuk mendoj që kjo është një pyetje që mund të përgjigjem. Por di të them që do vij ta takoj sapo të dalë. Do isha nisur që në ditën e parë, por ai s’pranon të më takojë, ndërkohë që është aty”.

Bën ti tifo për këngën e tij në “Kënga Magjike”? Mendon se ai do ta kapë finalen?

“Kam qenë vetë me të kur e ka shkruajtur tekstin. Mendoj se është një artist i veçantë dhe më i talentuari në Shqipëri. Ai e meriton çmimin e parë, dhe nëse nuk e fiton do habitem. Por gjithsesi do jem prezent dhe krah tij me familjen time, duke e mbështetur dhe duke bërë tifo në çdo hap që do hedhë”.

 

Tags: Kejsistresi

TË LIDHURA

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”
Kuriozitete

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

22:25 | 07/07/2025
Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës
Kuriozitete

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

22:22 | 07/07/2025
Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve
Kuriozitete

Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

21:49 | 07/07/2025
Next Post
Spaho: Dikur modeli i qeverisjes në PS ishte shk**dhatokraci, sot birk**vellëk

Spaho: Dikur modeli i qeverisjes në PS ishte shk**dhatokraci, sot birk**vellëk

Deputetët festojnë Halloween-in në Parlament

Deputetët festojnë Halloween-in në Parlament

Sot Tahiri thyen heshtjen. Çfarë do të kërkojë ish-ministri?

Sot Tahiri thyen heshtjen. Çfarë do të kërkojë ish-ministri?

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik
Aktualitet

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik

by mirseda
22:22 | 08/07/2025
0

Si një ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, i konsideron sulmet e kryeministrit Emdi...

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

22:04 | 08/07/2025
Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

21:46 | 08/07/2025
Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re

Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re

21:41 | 08/07/2025
Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

20:53 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com