Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vettingu ngadalëson hapat, shqetësohen organizatat e shoqërisë civile

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Habitë e vettingut/Gjyqtarët fatlumë, kanë të afërm shumë bamirës

Tre organizata të shoqërisë civile, KShH, ISP dhe CSDG, që monitorojnë  rivlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve shprehen të shqetësuar për ngadalësimin e procesit të vetingut, hapësirën ku zhvillohen seancat dhe kohën e zbardhjes së vendimeve.

Zhvillimi i vetëm pesë seancave dëgjimore në dy muajt e fundit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shihet si problematik prej organizatave të shoqërisë civile, të cilat thonë se kanë vërejtur një “ngadalësim të ndjeshëm të procesit të vetingut”.

Në një deklaratë të përbashkët Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), Instituti i Studimeve Politike (ISP) dhe Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG), vërejnë si problematikë edhe sallat e vogla ku po zhvillohen seancat dëgjimore dhe vonesat në zbardhjen e vendimeve.

Një një njoftim për media organizatat thonë se ritmet e procesit “kanë rëndësi të veçantë për krijimin e institucioneve të reja, për përmbushjen e detyrimeve kushtetuese e integruese të vendit, për zhbllokimin e ngërçeve të krijuara në procesin e plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, si dhe për të përmbushur në kohë e me cilësi pritshmëritë e publikut ndaj zbatimit të reformës”.

Duke u nisur nga numri i seancave të kryera në muajt qershor-korrik, organizatat thonë se ngadalësimi është i dukshëm. “Dy muajt e fundit është vërejtur një ngadalësim i ndjeshëm i procesit të vettingut, në raport me ritmet dinamike që ky proces ka patur pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) në qershor e korrik të këtij viti”, thuhet në reagim.

Tre organizatat vënë në dukje se vetëm në korrik ishin zhvilluar 31 seanca në 18 ditë, ndërkohë që në dy muaj janë zhvilluar vetëm 5 seanca dëgjimore pranë KPK-së. Po ashtu në reagim vihet re se ambjentet e reja ku po zhvillohen seancat dëgjimore janë të vogla. “Pavarësisht se nuk ka pengesa të dukshme në pjesëmarrjen e publikut dhe të medias në proces, sallat e reja janë relativisht me hapësirë të vogël për të akomoduar si vëzhguesit e pavarur ashtu dhe gazetarët, ç’ka nuk shërben procesit të publictetit dhe transparencës”, thuhet në reagim.

Aty rekomandohet që KPK të gjejë zgjidhje të tjera për zhvillimin e seancave dëgjimore në salla me më shumë hapësirë. Po ashtu në reagim kritikohet edhe vonesa në zbardhjen e vendimeve.

Procesi i vetingut apo i rivlerësimit të gjykatësve dhe prokurorëve në vend filloi në muajin mars të këtij viti me seancat dëgjimore për 57 subjektet e listës prioritare, përfshi kandidatët për institucionet e reja të drejtësisë si Këshilli i Lartë Gjyqësorë dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.  Deri tani KPK ka mbyllur procesin për 52 subjekte prioritare, prej të cilëve 22 janë shkarkuar, 27 janë konfirmuar, pesë presin ende seancën dëgjimore dhe tre janë dorëhequr.

Vetëm pesë nga vendimet e shkarkimit kanë marrë formë të prerë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Nga 27 të konfirmuar 9 vendime janë ankuar deri tani nga Komisioneri Publik dhe nuk janë shqyrtuar ende në Apel. Ndërkohë KPK ka shqyrtuar po ashtu edhe 7 subjekte të listës së dytë prioritare, prej të cilëve janë konfirmuar katër dhe kanë ngelur në proces tre./BIRN/

Tags: Hapatngadalësonorganizatatshoqërisë civileshqetësohenVETTINGU

TË LIDHURA

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit
Politikë

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

23:01 | 06/02/2026
Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit
Politikë

Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

22:37 | 06/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës
Kryesore

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Next Post
“I kam bërë dëm të madh vetes”, Eva Murati flet për lidhjen me djalin e Topallit

“I kam bërë dëm të madh vetes”, Eva Murati flet për lidhjen me djalin e Topallit

Kanë idhull Demollarin, gjiganti rumun kërkon shërbimet e shqiptarit

Kanë idhull Demollarin, gjiganti rumun kërkon shërbimet e shqiptarit

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Sokol Stojani

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Sokol Stojani







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

DW: Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut. Mbledhja maratonë zgjati 10 orë
Analizë

DW: Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut. Mbledhja maratonë zgjati 10 orë

by mirseda
08:29 | 07/02/2026
0

Sapo vendimi të hyjë në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, Belinda Balluku nuk do të ushtrojë...

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë

23:06 | 06/02/2026
Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

23:01 | 06/02/2026
Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

22:47 | 06/02/2026
Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

22:37 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com