Zëvendës ministri i Jashtëm grek, Georgios Katrougalos i ka telefonuar ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushatit lidhur me ngjarjen e së dielës, ku u vra ekstremisti grek, Konstandinos Kacifa.
Zv.ministri grek ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes, ndërsa është vetë Katrougalos ai që e ka dhënë lajmin.
“I theksova nevojën e bashkëpunimit, me respekt në pavarësinë e drejtësisë në të dy palët”, ka thënë Katrougalos.
Deklaratat e numrit dy të diplomacisë greke u bënë gjatë një interviste në radion greke Real FM, i cili theksoi se “hetimet nga Athina kanë nisur në bazë të nenit 7 të Kodit Penal që lejon hetimet paralele kur kemi vepër penale ndaj një qytetari grek”.