Në familjen e Kostandinos Kacifës janë hapur dyert e mortit. Vangjel Dule ka vizituar familjarët e ish-komandos së vrarë nga RENEA. Edhe konsulli grek ka shkuar për vizitë në familjen e të ndjerit.
Por, familjarë të Kacifës duket se presin për vizitë edhe kryeministrin grek, Tsipras. Ata kanë deklaruar se presin që të vijë kryeministri grek në familjen e tyre për vizitë.
Më herët familjarët e Kostandinos Kacifës kanë kërkuar që çështja të mos politizohet.
Banorët të fshatit janë shprehur të rezervuar për ngjarjen, por ata thonë se ajo është e rëndë. Ndërsa e konsiderojnë 35-vjeçarin si një djalë të mirë që nuk ka sjellë probleme.