Flokët e fëmijëve janë shumë më të holla sesa flokët e të rriturve, dhe shumë më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve minimale. Ndaj dermatologët janë të mendimit se asnjëherë nënat nuk duhet të tundohen e të lyejnë flokët e fëmijëve.
Kimikatet mund t’u shkaktojnë probleme jo vetëm flokëve e kokës, por dhe rrugëve të frymëmarrjes.
“Nuk është e sigurtë që t’i lyesh flokët një fëmije të paktën deri 16-vjeç, qoftë edhe një fije”, këshillon Dr Sejal Shah, dermatologu me bazë në Nju Jork.
Për shkak se flokët e fëmijëve kalojnë nëpër shumë ndryshime, që nga lindja deri në pubertet, Dr.Shah thotë se flokët e tyre dhe skalpi i kokës është shumë më i ndjeshëm.