Pas dorëheqjes së Xhafajt nga detyra e ministrit të Brendshëm, avokati Spartak Ngjela kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama.
Me anë të një analize në Facebook, ai nënvizon faktin se nëse Rama nuk dorëhiqet, atëherë ish-ministri Xhafaj duhet t’i drejtohet gjykatës apo dhe prokurorisë me padi ose civile, ose penale.
Që në krye të herës ai parashtron pyetjen se çfarë ka ndodhur në raportin politik qeveritar Rama-Xhafaj.
Ngjela bën me dije më tej se nga të dhënat që vijnë nga brenda qeverisë, rezulton që kryeministri e ka ofenduar rëndë ish-ministrin.