Nëse përmendni emrin Lamborghini, padiskutim që menjëherë do ju shkojë mendja se është ndër makinat më të shtrenjta. Një makinë e tillë është kthyer në një autoshkollë për fëmijët e pasanikëve.
Kjo super makinë është parë në rrugët e Londrës, lyer me ngjyrë portokalli, si makinat e tjera mësimore. Vetëm se kjo makinë e ëndrrave nuk mund të jetë e kujdo. Me këtë lloj makine praktikohen vetëm të pasurit. Çmimi i kursit është marramendës. Plot 22.000 euro.