Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas ndeshjes me Leicester City dhe West Ham e cila përfundoi në barazim 1-1. Një helikopter në pronësi të pronarit të klubit anglez, Tai Viçai Srivaddhanaprabha u rrëzua ndërkohë që po largohej nga stadiumi pas ndeshjes.
Sipas disa dëshmitarëve helikopteri ra në parkingun e klubit pasi kishte treguar më parë probleme që në fillim të nisjes dhe ngritjes për në ajër. Për momentin ende nuk dihet për personat që ndodheshin në bord dhe nuk raportohet për të lënduar. Sipas asaj që bën me dije “The Sun” thuhet se helikopteri u nis në orën 20:45 dhe u rrëzua 200 jard larg vendit të nisjes.