Xherdan Shaqiri zhvilloi një ndeshje fantastike përballë serbëve të Crvena Zvezdas në kuadër të Champions League. Ai ishte protagonist në golin e parë me një pasim fantastik për Robertson që më pas u dërgua në rrjetë nga Firmino. Ndërsa në golin e dytë ishte ai që asistoi për Salah.
Kjo përballje është transmetuar edhe në televizionet Ruse, ku komentatori ka mbetur i mahnitur nga performanca e futbollistit me origjinë shqiptare. Ai gjatë gjithë takimit nuk ndalet duke i bërë elozhe Shaqirit. Ndërsa kulmin e arrin tek asisti që dha për Mohamed Salah që ishte me të vërtetë një veprim fantastik.
Komentatori rus në këtë moment shpërthen dhe shprehet: “Prosto vllazhill konfetu”, që në shqip përkthehet: “Shaqiri i dha një karamele Mohamed Salahut”. Më pas deri në momenti që Shaqiri zëvendësohet nga Jurgen Klopp komentatori nuk ndalet duke e përmendur emrin e tij dhe duke i thuru elozhe pa fund për atë që po jepte në fushë. Padyshim fjalët e tij i kanë irrituar serbët, të cilët e shtuan dozën e urrejtjes nga futbollistit me origjinë shqiptare pas shqiponjës që bëri me duar në Botëror pasi i shënoi Serbisë me Zvicrën.