Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Zbardhen përgjimet mes trafikantëve të Shijakut dhe Lul Berishës

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Zbardhen përgjimet mes trafikantëve të Shijakut dhe Lul Berishës

Zbardhet dosjen hetimore të operacionit “Vol-Vo 4” ku flitet për Lulzim Berishën, ish-kreun e Bandës së Durrësit, i liruar në fund të vitit të kaluar nga burgu me kusht.

Sipas dosjes hetimore, vetë Lulzim Berisha nuk rezulton që të jetë i përgjuar, por emri i tij lakohet nga disa prej të përgjuarve të grupit kriminal të Avdylëve të Shijakut. Kështu, ai përmendet në një bisedë për një person, që kërkonin ta punësonin dhe kërkohet një numër telefoni i të ashtuquajturit “Xhuxhi”.

Vetë Lulzim Berisha nuk shfaqet në asnjë përgjim, në asnjë telefonatë e për këtë ndaj tij nuk ka pasur asnjë urdhërarrest apo masë sigurimi. Policia, edhe pse ushtroi kontroll në banesën e tij në Durrës, nuk gjeti asnjë gjë të paligjshme në banesën e tij. Vetë Berisha nuk ishte prezent në shtëpi.

Sipas dosjes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, emri i Lulzim Berishës del nga komunikimet e Jasin Kalajt, Denis Laftiut me anëtarë të grupit të Avdylajve.

“Lidhjet e Jasin Kalajt me grupin e udhëhequr nga Altin Avdyli janë të evidentuara në një sërë provash dhe aktesh. Kështu, numri +249 në përdorim nga Jasin Kalaj, komunikon me përdoruesin e numrit +765 të Altin Avdylit, duke i kërkuar numrin e telefonit të një personi që e thërrasin me pseudonimin “xhuxhi”, (ndër të tjera komunikojnë për vende pune).

Lulzim Berisha komunikon me Jasin Kalajn, duke i dërguar një numër telefoni celular dhe ky komunikon me nr. +407, duke i thënë se kishin arrestuar B. për punën e Italisë dhe e kanë lënë në arrest me burg me afat 40 ditë, ku për këtë shfaqin shqetësim disa nga të dyshuarit dhe njoftojnë njëri-tjetrin”, shkruhet në dosjen e Prokurorisë.

Veç kësaj, Prokuroria nuk ka asnjë provë tjetër në dosjen në fjalë për përfshirjen e Lulzim Berishës në ndonjë trafik droge apo aktivitet kriminal. Për të nuk ka asnjë urdhërarrest apo akuza të ngritura. Lulzim Berisha u lirua me kusht në fund të vitit që kaloi, mirëpo lirimi i tij bëri mjaft bujë, duke sjellë shkarkimin dhe procedimin e drejtorit të Burgut të Durrësit.

Prokuroria ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për lirimin e tij. Kujtojmë se ai kishte marrë edhe rekomandime pozitive nga Bashkia e Durrësit për lirimin, ku i sigurohej edhe një vend pune. Lirimi i Lulzim Berishës solli përplasje të forta mes opozitës dhe maxhorancës. Edhe Ministria e Drejtësisë u shpreh hapur kundër lirimit dhe urdhëroi hetime./Panorama/

Tags: Lul Berishësmespergjimettë Shijakuttrafikantevezbardhen

TË LIDHURA

Çaushi përplaset me Balliun, deputeti demokrat: Je prova më e qartë e degradimit në arsim
Politikë

Çaushi përplaset me Balliun, deputeti demokrat: Je prova më e qartë e degradimit në arsim

19:01 | 16/04/2026
Bie zjarr në katin e katërt të “Hotel Tirana”
Aktualitet

Bie zjarr në katin e katërt të “Hotel Tirana”

18:48 | 16/04/2026
Ish-drejtoresha e AKSHI-t kërkon heqjen e masës së sigurisë, bën rekurs në Gjykatën e Lartë
Aktualitet

Ish-drejtoresha e AKSHI-t kërkon heqjen e masës së sigurisë, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

18:28 | 16/04/2026
Next Post
Ylli i Hollywood-it në rolin e Skënderbeut: Ti tregojmë Amerikës fytyrën e…

Ylli i Hollywood-it në rolin e Skënderbeut: Ti tregojmë Amerikës fytyrën e...

Dasmat më të kushtueshme në histori: Mes tyre edhe një punëtor ndërtimi (Video)

Dasmat më të kushtueshme në histori: Mes tyre edhe një punëtor ndërtimi (Video)

Gjyqtarja Altina Xhoxhaj ikën përfundimisht nga sistemi i drejtësisë

Gjyqtarja Altina Xhoxhaj ikën përfundimisht nga sistemi i drejtësisë







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Çaushi përplaset me Balliun, deputeti demokrat: Je prova më e qartë e degradimit në arsim
Politikë

Çaushi përplaset me Balliun, deputeti demokrat: Je prova më e qartë e degradimit në arsim

by mirseda
19:01 | 16/04/2026
0

Gjatë debatit për energjinë, deputetja socialiste Zegjine Çaushi u përplas me deputetin e PD, Klevis Balliu. Çaushi...

Bie zjarr në katin e katërt të “Hotel Tirana”

Bie zjarr në katin e katërt të “Hotel Tirana”

18:48 | 16/04/2026
Ish-drejtoresha e AKSHI-t kërkon heqjen e masës së sigurisë, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-drejtoresha e AKSHI-t kërkon heqjen e masës së sigurisë, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

18:28 | 16/04/2026
Izraeli dhe Libani bien dakord për një armëpushim 10-ditor, Trump: Do të fillojë brenda pak orësh

Izraeli dhe Libani bien dakord për një armëpushim 10-ditor, Trump: Do të fillojë brenda pak orësh

18:04 | 16/04/2026
Fokus armëpushimi, Trump zhvillon bisedë telefonike me presidentin e Libanit

Fokus armëpushimi, Trump zhvillon bisedë telefonike me presidentin e Libanit

17:49 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com