Politikanët shqiptarë nuk kanë shumë ndryshim nga njerëzit e thjeshtë dhe me siguri që shohin porno. Por, e keni menduar ndonjëherë që ata shohin porno edhe brenda në parlament?
Është psikologu dhe pedagogu i njohur shqiptar, Edmond Dragoti ai që është ‘zbrazur’ mëngjesin e sotëm në studiot e InTV-së.
Duke biseduar me Flavio Qarrin në lidhje me deputetët e kuvendit të Shqipërisë që konsumojnë porno, Dragoti tha se deputetët janë përdoruesit më të mëdhenj të pornografisë, pasi ata nuk kanë aktivitete intelektuale gjatë seancave parlamentare.
Ai tha:
“Përdoruesit më të mëdhenj të pornografisë janë deputetë. Kjo sepse nuk kanë aktivitetet intelektuale apo të natyrave të tjera gjatë seancave dhe s’janë mësuar shumica me diskutime intelektuale. Impulset i transferojnë në fitime të natyrave të tjera, jo të kënaqësisë seksuale”.
I pyetur nëse Edi Rama është konsumator i tyre, Dragoti u shpreh:
“Unë do çuditesha nëse nuk do shihte”.
Për ish-kryeministrin Sali Berisha, psikologu tha se ai shikon më shumë nga të tjerët.