Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Euro prek sërish fundin, zbret nën 125 lekë

7 vjet ago
in Ekonomi, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Euro prek sërish fundin, zbret nën 125 lekë

Monedha e përbashkët ka vijuar rënien e fortë të saj edhe gjatë ditës së sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 124.83 lekë, 0.21 lekë më pak se një ditë më parë, duke rënë nën kuotën e 125 lekëve për herë të parë që nga muaji qershor.

Ndërsa ditën e djeshme rënia e euros u shpjegua me ditën e fundit të sigurimeve (bizneset që kanë të arhdura në euro thyejnë valutën për të paguar sigurimet) si dhe me rënien e euros në bursat ndërkombëtare, të dy këta faktorë nuk janë të pranishëm sot. Euro e ka rimarrë pak veten në bursa ditën e sotme, pasi ka kaluar ankthi që solli në tregje zhvlerësimi i renditjes së Italisë nga Moody’s.

Capture-20

Megjithatë aktorët e tregut pohojnë se efektet e ditës së djeshme për pagesat e sigurimeve kanë vijuar të ndihen edhe sot në tregun e brendshëm dhe rikuperimi mund të zgjasë dy apo tre ditë. Por faktori kryesor që ata cilësojnë që po ndikon në dobësimin e monedhës së përbashkët lidhet me volumet e ulëta të qarkullimit të monedhës vendase. Nga ana tjetër ka një ofertë të shtuar për valutë, duke ushtruar presion në këtë mënyrë mbi monedhën e përbashkët.

Sipas një artikulli të djeshë të Monitor. dy janë arsyet kryesore të kësaj tendence.

E para është valuta informale që hyn në tregun shqiptar, që është shtuar që mëse një vit më parë, kur kanabisi u mboll masivisht, dhe një pjesë e valutës hyri në tregun e brendshme. Goditjet e fundit të policisë  treguan se krimi i organizuar ka kaluar në një nivel tjetër, përmes përpunimit të drogave më të forta (rasti i kapjes së punishtes së përpunimit të heroinës në Has).

Së dyti,  në tetor, emetimi i eurobondit 500 milionë euro nga qeveria shqiptare po ndikon në zhvlerësimin e euros. Në dy ditët pas emetimit të eurobondit në javën e parë të tetorit, euro u zhvlerësua me gati 0.7 pikë përkundrejt lekut. Sipas ekspertëve bankarë, shumë individë që kanë dashur të investojnë, kanë mbajtur një pozicion të hapur, dhe pas realizimit të Eurobondit, po kthejnë fondet e tyre në euro në monedhën vendase, apo po shikojnë alternativa të tjera investimi, siç është blerja e bonove të thesarit dhe kjo pritej të kishte një ndikim gradual në kursin e këmbimit në favor të lekut. Për më tepër, qeveria një pjesë të borxhit të marrë në euro do ta përdorë në tregun e brendshëm për të kryer shpenzime në lekë.

Euro po këmbehet aktualisht në nivelet më të ulëta që nga fillimi i qershorit, përpara se Banka e Shqipërisë të fillonte një seri ndërhyrjesh të jashtëzakonshme në tregun e brendshëm, ku ajo bleu më shumë se 100 milionë euro në treg për një periudhë të shkurtër kohore, për të frenuar rënien e euros, që në 5 qershor arriti në 124.17 lekë, niveli më i ulët në 10 vjet./Monitor.al

Tags: 125 lekëeurofundinpreksërishzbret nën

TË LIDHURA

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve
Politikë

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

22:15 | 06/04/2026
Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat
Aktualitet

Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat

21:35 | 06/04/2026
Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë
Politikë

Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë

20:32 | 06/04/2026
Next Post
Edicioni informativ i datës 23 tetor, në “Tirana Today”

Edicioni informativ i datës 23 tetor, në "Tirana Today"

‘Zbrazet’ psikologu, nxjerr emrat e politikanëve që shohin porno në parlament

‘Zbrazet’ psikologu, nxjerr emrat e politikanëve që shohin porno në parlament

Trupi i prerë në copa dhe i varrosur pjesë-pjesë, detaje tronditëse për gazetarin saudit

Trupi i prerë në copa dhe i varrosur pjesë-pjesë, detaje tronditëse për gazetarin saudit







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën
Bota

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën

by mirseda
22:37 | 06/04/2026
0

Një ortek në Norvegji ka shkaktuar vdekjen e dy skiatorëve dhe ka lënë të plagosur edhe dy...

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

22:29 | 06/04/2026
Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

22:15 | 06/04/2026
Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

22:10 | 06/04/2026
Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

22:03 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com