Një prostitutë shqiptare është shfrytëzuar seksualisht dhe më pas grabitur. Ngjarja ka ndodhur në Rubiera, Itali. Ajo raportoi se është grabitur nga klienti i saj, me të cilin kishte pasur një marrëdhënie seksuale me pagesë. Përpara se ajo të zbriste nga makina e tij, klienti e kishte kapur nga flokët. Ai e kishte nxjerrë me dhunë nga mjeti duke i marrë telefonin dhe çantën në të cilën kishte 30 euro.
Ai kishte hipur në makinë dhe e kishte braktisur vajzën në rrugë. Viktima, një shqiptare 18-vjeçare ishte shpëtuar nga një kalimtar. Ai më pas kishte telefonuar karabinierët për ngjarjen. Prostituta shqiptare më pas ishte dërguar në spital ku kishte marrë ndihmën e parë, raporton ilrestodelcarlino.it.
Ndërkohë nga hetimet u zbulua se klienti i saj kishte qenë një punëtor 34-vjeçar nga Mantova. Ai është identifikuar në saj të mbikëqyrjes së bërë nga kamerat e sigurisë. Ai thotë se e kishte grabitur pasi nuk kishte marrë shërbim të plotë seksuale. Ai ka pretenduar se prostituta shqiptare nuk i kishte shërbyer për çmimin e dhënë. Duke mbrojtur veten ka thënë: “I pakënaqur, kam dashur zbritje”. Më tej ai ka pretenduar se vajza e kishte harruar në makinën e tij telefonin dhe çantën./TIRANA TODAY/