pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24betasusjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişcasinofastmarsbahiscasinofastcasinofastcasibombetistpusulabetjojobet canlıcasinomilyoncasinomilyon girişcasinomilyoncasinoroyal girişcasinoroyalholiganbet girişholiganbetholiganbet girişcasinomilyoncashwin griişholiganbetibizabet girişwbahiscratosroyalbet girişcashwingrandpashabet girişcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişcasinomilyoncasinoroyalbetsalvadorteosbet1winbetgitromabetgameofbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişholiganbetgrandpashabetpusulabetbetistbetkanyoncasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomgrandpashabetcratosroyalbetibizabetcasinomilyoncasinoroyalholiganbethititbetteosbetcashwinbetgitromabetbetsalvadorjojobetCasibomikimislicratosroyalbetromabetjojobet girişjojobetcasibomkopazar
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Traktati i raketave bërthamore, Trump dërgon në Rusi njeriun e besuar

8 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha

Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare John Bolton u takua të hënën me zyrtarë të lartë rusë për të diskutuar rreth synimit të shpallur nga Presidenti Donald Trump për t’u tërhequr nga një marrëveshje e rëndësishme armësh, e arritur me Moskën gjatë Luftës së Ftohtë.

Zoti Bolton diskutoi në Moskë për fatin e traktatit tashmë 30-vjeçar me shefin e Këshillit të Sigurimit të Rusisë Nikolai Patrushev përpara se të bisedonte me Ministrin e Jashtëm Sergej Lavrov. Ai do të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin të martën.

Zëdhënësi i zotit Putin, Dmitri Peskov u tha gazetarëve se vendimi i SHBA “do ta bëjë botën më të rrezikshme”. Ai hodhi poshtë pretendimin amerikan se Rusia ka shkelur kushtet e marrëveshjes që ndalon SHBA dhe Rusinë të prodhojnë, testojnë dhe magazinojnë raketave bërthamore të nisura nga toka me një rreze veprimi prej 500 deri në 5,000 kilometra.

“Janë Shtetet e Bashkuara që po i shkatërrojnë themelet dhe elementët kryesorë të këtij pakti” me sistemet e mbrojtjes kundër raketave dhe përdorimin e dronëve,” tha zoti Peskov.

Zëdhënësi i Kremlinit tha se nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të prodhojnë raketa të reja, atëherë Rusia do të detyrohet të përgjigjet në të njëjtën mënyrë. Ai tha se zyrtarët rusë kërkojnë më shumë informacion në lidhje me planet e SHBA lidhur me Traktatin e Forcave Bërthamore me rreze të mesme në bisedimet e tyre me zotin Bolton.

Presidenti Trump ka akuzuar Rusinë për prodhimin dhe testimin e raketave që shkelin traktatin e vitit 1987.

Ish-Presidenti Sovjetik Mikhail Gorbaçov e nënshkroi marrëveshjen me presidentin Ronald Reagan, në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1987.

“Vërtet nuk e kuptojnë në Uashington se ku mund të çojë kjo?” u citua të thoshte zoti Gorbaçov nga agjencia ruse e lajmeve Interfax. “Dëshira e Uashingtonit për të ndryshuar politikë nuk mund të mbështetet. Jo vetëm Rusia, por të gjithë ata që e duan botën, veçanërisht një botë pa armë bërthamore, duhet ta deklarojnë këtë”.

Pa specifikuar se si e ka shkelur Rusia traktatin, Presidenti Trump mesa duket linte të kuptohet të shtunën se Moska nuk mund të kalojë pa u ndëshkuar.

“Rusia e ka shkelur marrëveshjen, e ka shkelur prej shumë vitesh. Ne nuk do t’i lejojmë ata të shkelin një marrëveshje bërthamore, të shkojnë e të prodhojnë armë, ndërkohë që neve nuk na lejohet,” tha ai.

Zyrtarët amerikanë, që nga koha e administratës Obama, e kanë akuzuar Rusinë për stacionimin e qëllimshëm të një rakete kruz me bazë në tokë, si një kërcënim për NATO-n.

Rusia ka mohuar shkeljen e marrëveshjes dhe thotë se sistemet amerikane të mbrojtjes nga raketat janë një shkelje.

Analistët e mbrojtjes në Uashington thonë se traktati nuk i lejon SHBA të zhvillojnë një brez të ri armësh në një botë që përballet me sfida të reja të sigurisë globale, transmeton voa.

Presidenti Trump tha: “Neve do të na duhet t’i zhvillojmë këto armë, nëse Rusia, Kina dhe gjithë të tjerët nuk vijnë e të na thonë, le të bëhemi të zgjuar e të mos zhvillojmë asnjë prej këtyre armëve. Por nëse Rusia dhe Kina e bëjnë ndërsa ne i përmbahemi marrëveshjes, kjo është e papranueshme”.

Tags: berthamoredërgone besuari raketavenjeriunrusiTraktatiTrump

TË LIDHURA

Bota

Trump: Kemi marrëveshje me Iranin, Ngushtica e Hormuzit do të rihapet menjëherë

22:08 | 11/06/2026
Bota

Mediat: Trump zbut kushtet për Iranin pas ndërhyrjes së Netanyahut

21:47 | 11/06/2026
Bota

Irani: Nuk është rënë dakord për asnjë dokument për marrëveshjen me SHBA-në

21:43 | 11/06/2026
Next Post

Video/ Ramos humb durimin, godet me top qëllimisht të riun e Akademisë

Berisha: Fundjava e dekonspirimit të aksioneve ndërkombëtare

Rriten mes gurëve të kromit, ‘vocërrakët’ e Bulqizës të dënuar pa fëmijëri







JU REKOMANDOJMË

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

“Maskara, je një maskara”, përplasje verbale me ministrin, Shehaj përjashtohet nga seanca

16:21 | 11/06/2026

Redi Shehu: Heqja e “non grata”-s për Berishën po e riciklon politikisht ndërkombëtarisht

12:13 | 11/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Trump: Kemi marrëveshje me Iranin, Ngushtica e Hormuzit do të rihapet menjëherë

by mirseda
22:08 | 11/06/2026
0

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se është arritur një “marrëveshje e shkëlqyer” me Iranin dhe se...

12 ditë protestë, “Rama dorëhiqu”! Marshimi vijon në Tiranë: 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

22:06 | 11/06/2026

Mediat: Trump zbut kushtet për Iranin pas ndërhyrjes së Netanyahut

21:47 | 11/06/2026

Shënon Meksika, shijoni golin e parë të Botërorit

21:44 | 11/06/2026

Irani: Nuk është rënë dakord për asnjë dokument për marrëveshjen me SHBA-në

21:43 | 11/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com