Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Zbardhen përgjimet/ Banda e Shijakut e lidhur me Bajrat dhe Ndokajt

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Zbardhen përgjimet/ Banda e Shijakut e lidhur me Bajrat dhe Ndokajt

Në vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, me 44 urdhër-arresti rezulton se ka lidhje mes disa organizatave kriminale më në ze në vend të shtrira nga Jugu në Veri. Rezulton se qendra e trafikut të Kokainës dhe Heroinës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian ishte në Shijak e Maminas, ndërsa për kanabisin ishin të antgazhuara dhe organizatat e tjera kriminale.

Prokuroria ka ndërtuar lidhje mes organizatës kriminale të Avdylajve në Shijak, Bajrave në Shkodër dhe Ndokajve në Lezhë. Sipas Prokurorisë në krye të kësaj superorganizate ishte Astrit Avdyli i njohur edhe si Astrit Balliu dhe merreshin me trafikun e sasive të mëdha droge nga Shqipëria drejt Italisë e më pas drjet vendeve të BE-së. Pjesë e kësaj organizate, thekson prokuroria janë edhe personazhe të tjerë të njohur të botës së krimit si Safet Bajri, Astmer Bilali, Astrit Keçi, Gerald Keçi, Gjevi Ndoka e Danjan Ndoka.

Pikënisje e zbulimit të kësaj superorganizate është bërë kapja në Itali më 8 shkurt 2017 e 2 ton kanabis ku u arrestuan transportuesit Ermal Agaj dhe Avni Dhrami. Sipas prokurorisë, në rastin e këtij trafikimi janë përfshirë veç të tjerëve edhe Astrit Avdyli, i njohur si bosi i Shijakut dhe Gjevi Ndoka, vëllai i Arben Ndokës. Këto lidhje mes Astrit Avdylit, Gjevi Ndokës dhe fierakëve Petrit e Saimir Sulejmani dalin prej përgjimeve që u janë bërë komunikimeve të tyre telefonike.

Përgjimet telefonike Bandës së Shijakut,Bajrave dhe Ndokave

Gjatë një përgjimi të datës 4 shkurt 2017, vetëm dy ditë pas kapjes së ngarkesës me 2 ton kanabis në Itali, Astrit Avdyli telefonon Petrit Sulejmanin dhe e pyet nëse ishte kthyer dhe në ishte kthyer “me det apo me tokë”. Ndërsa në muajin qershor 2018, pak kohë para se policia të godiste grupin e Bajrave në Shkodër, dalin përgjimet që kanë krijuar edhe lidhjet mes Avdylajve dhe Bajrave. Në skenë dalin Astmer Bilali, ish-kampioni I boksit që në fillim të muajit shtator u arrestua bashkë me Safet Bajrin dhe anëtarët e tjerë të organizatës. Astmer Bilali, sëbashku me një tjetër sportist, ish-kampionin e mundjes Elis Guri kryenin trafik kanabisi, që sipas “Prokurorisë e bënin për llogari të Safet Bajrit. Sipas Prokurorisë, Astmer Bilali dhe Elis Guri i kanë shitur një sasi kanabisi dhe kokaine shtetasve Florenc Xheleku e Adnand Hupit.

Në përgjimet telefonike, del që Xheleku telefonon Astmer Bilalin dhe i thotë që ka mbërritur deh në këtë moment Astmer Bilali telefonon Elis Gurin dhe e vë në dijeni se kanë ardhur ata shokët, ndërsa kampioni i mundjes i thotë se ndodhet në Tiranë dhe se ata duan atë që ai ka aty, duke nënkuptuar sasinë e kanabisit. Pas këtij konfirmimi Astmer Bilali lidhet sërish me Florenc Xheleku dhe i thotë se po shkonte ta takonte, duke realizuar kështu edhe takimin e shkëmbimit të sasisë së kanabisit.

Në konkluzionet e saj Prokuroria shprehet se shtetasit Astrit Avdyli, Altin Avdyli në lidhje me Gjevi Ndokën, Danjan Ndokën dhe të tjerë kryejnë trafik të lëndëve narkotike, kokainë dhe heroinë dhe Kolumbia dhe Peruja për shpërndarje në shtetet europiane si Holanda, Gjermania, Franca etj./Shqiptarja.com/

Tags: BajratBanda e ShijakutE lidhurNdokajtpergjimetzbardhen

TË LIDHURA

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua
Politikë

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”
Aktualitet

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Next Post
Këngëtari komenton fotot me Fatos Nanon dhe Dritan Hoxhën: Vinin në buzuqe…

Këngëtari komenton fotot me Fatos Nanon dhe Dritan Hoxhën: Vinin në buzuqe...

Zbardhen përgjimet që çuan në burg Arben Çukon, drejtori u tradhtua nga …

Zbardhen përgjimet që çuan në burg Arben Çukon, drejtori u tradhtua nga ...

Uzuni shkëlqen në Kroaci, gol dhe asist kundër Hajduk Spilt

Uzuni shkëlqen në Kroaci, gol dhe asist kundër Hajduk Spilt







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Arkeologët në Finiq: Epiri në lashtësi, rajon i botës greke

Arkeologët në Finiq: Epiri në lashtësi, rajon i botës greke

18:09 | 16/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com