Një ish-mësuese e një shkolle të mesme të Floridës është deklaruar fajtore. Ajo ka abuzuar seksualisht me një nxënës 14-vjeçar. Stephanie Peterson, 27 vjeç, u deklarua fajtore pasi në bazë të një marrëveshje ajo ka pranuar fajësinë.
Ajo akuzohet për marrëdhënie seksuale për të mitur. Nga ana tjetër ajo akuzohet se i kishte dërguar foto lakuriq të miturit. Peterson, minimumi do të dënohet me 5-vjet ose maksimum me 10 vjet burg.
Ish-mësuesja e shkencave në shkollën e mesme në New Smyrna Beach u arrestua në shkurt . Kjo pasi prindërit e 14-vjeçarit kishin zbuluar se ajo kishte marrëdhënie me djalin e tyre. Ajo e kishte marrë adoleshentin në shtëpinë e saj kur kishte abuzuar me atë. Ajo, e merrte djalin kur burri i saj zjarrfikës nuk ishte në shtëpi.
Madje në një tjetër momenti ajo kishte kryer marrëdhënie me të në makinë. I mituri ka thënë se mësuesja i dërgonte shpesh foto lakuriq.
Djali pretendon se nuk u ka treguar prindërve pasi kishte frikë se ajo nuk do e vlerësonte drejt dhe do i ulte notat në mësime./Tirana Today/