“Tirana Today”, ka përcjellë sot në edicionin informativ të lajmeve zhvillimet nga vendi, rajoni e bota.
Rama: Saliu është vënë në shërbim të basteve
Kryeministri Rama, në seancën e sotme plenare ka folur sërisht për projektligjin e lojërave të fatit, të cilat do të mbyllen në datë 31 dhjetor. Duke theksuar se Berisha ka hapur Facebook-un e tij, në mbrotje të shpifësve dhe atyre që duan që lojërat e fatit të vazhdojnë, Rama ka dhënë edhe disa shifra të frikshme studimesh.
Ai tha se, sipas studimeve, fëmijët e nisin bixhozin në moshën 10-15 vjeç, ndërsa 73% të atyre që luajnë bixhoz, përjetojnë stres. Po ashtu, ai tha se deputetë të PS po kërcënohen nga burgu 313.
Balla pyetet tek Krimet e Rënda
Pasi ka dalë nga ambientet e Krimeve të Rënda, Balla ka folur për gazetarët dhe ka thënë se sot ka bërë të gjitha deklarimet e nevojshme për shpifjet, që sipas tij, PD ka hedhur drejt tij. Balla ka mohuar sërish njohjen me Alizotin.
Regjistrimi i portaleve/ Vokshi kërkesë AKEP: Pezullo urdhrin!
Albana Vokshi, i ka kërkuar Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, që të pezullojë urdhrin për regjistrimin e portaleve online, në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe publikimin e NIPT-it në faqet e tyre.
Përmes një kërkese zyrtare, Vokshi i kërkon AKEP të heq dorë nga ky vendim, pasi sipas saj, është antikushtetues dhe antiligjor.