Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

A mund të funksionojë një Evropë jo-liberale?

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha

Nga Heather Grabbe & Stefan Lehne ”Carnegie Europe”/ Me mbështetjen më të madhe publike për BE-së në 10 vitet e fundit, dhe Brexit-in që është duke u shndërruar në një makth, populistët po e kuptojnë se dalja nga BE apo shkatërrimi i tij, nuk është më një opsion i mundshëm elektoral për ta. Edhe në Poloni dhe Hungari, ku partitë radikale të djathta janë në pushtet, mbështetja për Brukselin është e lartë, respektivisht 74 dhe 67 për qind.

Prandaj, populistët anti-BE kanë ndryshuar taktikën. Ata duan të kalojnë më shumë kompetenca në nivel kombëtar, dhe të parandalojnë zbatimin e normave dhe standardeve të BE-së, që kufizojnë ushtrimin e pushtetit të tyre. Sipas pikëpamjes së tyre, BE duhet të ofrojë përfitime dhe fonde ekonomike, duke i lejuar qeveritë kombëtare të bëjnë atë që duan me institucionet e tyre demokratike dhe gjyqësore.

Ata i përshkruajnë institucionet e BE-së si pjesë të një elite të vetë-shërbyer dhe të korruptuar,

që e injoron vullnetin e popullit, shkatërron identitetet kombëtare dhe i ekspozon vendet ndaj rreziqeve të globalizimit. Por, vizioni populist është plot kontradikta. Ai nuk ofron një mënyrë bindëse, për ta shndërruar BE-në në një entitet më të mire, që i shërben qytetarëve të saj. Megjithatë mbrojtësit e demokracisë liberale në Evropë, nuk kanë luksin ta injorojnë më këtë vizion. Në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Europian në vitin 2019; ata duhet të ekspozojnë të metat dhe rreziqet e saj, dhe të ofrojnë planin e tyre për të zhvilluar një BE më të mirë.

Politika populiste, është në rritje në shumicën e vendeve të BE, dhe tashmë ka përparuar shumë në punën e përditshme të BE-së. Partitë hapur ksenofobike dhe anti-BE tanimë pjesë e qeverive – të tilla si Lidhja e Italisë, Fidesz e Hungarisë dhe Partia Ligj dhe Drejtësi në Poloni – marrin pjesë në vendimmarrje në tryezën e lartë të BE-së, Këshillin Evropian.

Ata diktojnë shpesh rendin e ditës, me politikanët e parisë politike që ndjekin udhëheqjen e tyre. Kjo është treguar nga shqetësimi i vazhdueshëm i samiteve të BE-së me çështjen e emigracionit, edhe pse numri i të sapoardhurëve ka rënë në mënyrë dramatike gjatë 2 viteve të fundit. Ata mund të bllokojnë ndërkohë vendimet e Këshillit të Ministrave, të cilat më së shpeshti miratohen me konsensus.

Populistët po synojnë tani të bëjnë mirë në zgjedhjet e Parlamentit Europian. Zakonisht partitë tradicionale, i cilësojnë këto zgjedhje të një rëndësie dytësore, pasi ato janë kryesisht të shqetësuara për të fituar zgjedhjet kombëtare. Por këtë herë, populistët po i promovojnë këto zgjedhje, si një pikë kthese në historinë evropiane.

Udhëheqësi i partisë italiane, Lidhja, Mateo Salvini, tha në një tubim në Pontida:“Zgjedhjet evropiane vitin e ardhshëm, do të jenë një referendum midis Evropës së elitave, bankave, financave, emigracionit dhe punës së pasigurtë; dhe Evropës së njerëzve dhe të punës”.

Populistët, kanë të ngjarë të kenë një sukses më të madh elektoral në zgjedhjet evropiane, sesa në ato kombëtare. Numri i anëtarëve populiste të Parlamentit Evropian, u rrit gjatë zgjedhjeve të vitit 2009 dhe 2014, dhe tani ata përbëjnë pak më shumë se një të pestën.

Por zgjedhjet e vitit 2019, ata mund të rrisin ndjeshëm numrin e tyre, dhe do të kenë më shumë mundësi për të ndikuar në votime dhe raporte të rëndësishme. Ndryshe nga e kaluara, kur ata bënë shumë zhurmë por patën pak ndikim në vendimet e BE-së, tani mund të shkaktojnë një zhvendosje në marrëdhëniet e pushtetit brenda secilit institucion të BE-së, duke ndikuar thellësisht mbi atë që BE mund të bëjë në të ardhmen.

Për shkak të pozicioneve të tyre të paqëndrueshme dhe nganjëherë kontradiktore, ndaj BE-së dhe politikave të saj, shumica e populistëve nuk janë të interesuar të paraqesin një vizion koherent për Europën. Për ta, BE-ja është një ‘kokë turku’ e përshtatshme. Shpesh e paraqesin atë si një armik të jashtëm, kur kufizon aftësinë e tyre për të ushtruar atë që ata pretendojnë se është vullneti i popullit.

Partitë populiste, janë kryesisht të përqendruara tek emigracioni. Ato fajësojnë BE-në për dështimin në ndalimin e njerëzve që vijnë, dhe disa udhëheqës populistë kundërshtojnë çdo skemë për të ndarë barrën e azilkërkuesve midis shteteve anëtare. Përveç kësaj, ata e shpërfillin shpesh konceptin e multikulturalizmit, duke mbështetur zbehjen e diversitetit etnik brenda vendeve të tyre.

Ata premtojnë që pasi të ngjiten në pushtet, të përpiqen të konsolidojnë fuqinë e tyre duke hequr kufizimet, veçanërisht kontrollet dhe balancat e vendosura nga kushtetuta e vendit të tyre. Ata përpiqen të kontrollojnë institucionet shtetërore, dhe të reduktojnë liritë për shoqërinë civile dhe universitetet, për të zbehur zërat kritikë.

Lidhur me politikën e jashtme të BE-së, populistët mbështesin bashkëpunimin e lirë midis qeverive, por kundërshtojnë çdo kufizim në nivelin e BE-së në zbatimin e politikës kombëtare. Ashtu si presidenti amerikan Donald Trump, ata e shohin botën si një nga përplasjet e interesave kombëtare.

Rrjedhimisht, ata hedhin poshtë promovimin e vlerave në veprimin e jashtëm të BE, dhe janë

të përgatitur të bllokojnë ose minojnë vendimet e përbashkëta, konsensusin dhe veprimin e përbashkët. Më së shumti ata admirojnë presidentin rus Vladimir Putin. Po si do të dukej një Evropë jo-joliberale?

Kur janë në qeveri, populistët duan zakonisht të marrin përsipër institucionet shtetërore, për të konsoliduar fuqinë e tyre. Centralizimi i pushtetit nga një parti, dhe përpjekjet për të frenuar një gjyqësor të pavarur, rezulton zakonisht në korrupsion, gjë që e redukton potencialin ekonomik

në një periudhë më afatgjatë.

Nuk është rastësi që anti-liberalizmi sjell rrallë një sukses ekonomik të qëndrueshëm, dhe synimi për të kontrolluar gjyqtarët, gazetarët dhe organizatat joqeveritare, është i motivuar nga një dëshirë për të shmangur llogaridhënien publike dhe përballjen me drejtësisë, e cila nga ana tjetër e zvogëlon konkurrencën e ndershme dhe minon demokracinë.

Degradimi i sundimit të ligjit, redukton në analizë të fundit prosperitetin e të gjithëve. Populizmi, përmban zakonisht një dozë të madhe nostalgjie. Udhëheqësit jo-liberalë të Evropës i referohen në një bote më të thjeshtë, kur qeveritë kombëtare mund të kontrollonin kushtet ekonomike dhe sociale. Por rivendosja e sovranitetit kombëtar është një iluzion, në një botë të globalizuar, të ndërvarur, sidomos për vendet më të vogla të Evropës.

Një Evropë jo-liberale, e llojit të nxitur nga populistët, do të shkatërronte veten përmes kontradiktave të veta të brendshme. Liberalët duhet të përballen me sfidën e tyre, t’i ekspozojnë gabimet e populistëve, në rast se duan të fitojnë sërish votuesit, të cilët janë të zhgënjyer nga politika e parisë, dhe të kërkojnë zgjidhje të reja për pasigurinë ekonomike dhe ndryshimet sociale. Marrë me shkurtime

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: evropejo liberalemundtë funksionojë

TË LIDHURA

Aktualitet

Vrasja në Paskuqan/ Autori qëlloi 10 herë 27-vjeçarin, tentoi të vriste edhe një tjetër

16:30 | 08/06/2026
Aktualitet

Rrëzohet kërkesa e Beqajt, GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

16:01 | 08/06/2026
Aktualitet

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026
Next Post

Anglia i jep leksion Spanjës, shqiptarët asistojnë në fitoren e Zvicrës (Video)

Çfarë parashikojnë meteorologët, sot rritje e lehtë e temperaturave

Shpërthen ish-diplomati: Më torturuat duke dëgjuar Veliajn







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Qershori ‘mbyt’ me shi Bulqizën, 30 minuta reeshje intensive shkaktojnë probleme në qytet

by mirseda
16:48 | 08/06/2026
0

Vetëm 30 minuta reshje intensive shiu kanë mjaftuar për të krijuar probleme në qytetin e Bulqizës. Uji...

Osmani pas zgjedhjeve: Ndihmova ringritjen e LDK-së, s’do bëhem pengesë për institucionet

16:46 | 08/06/2026

Vrasja në Paskuqan/ Autori qëlloi 10 herë 27-vjeçarin, tentoi të vriste edhe një tjetër

16:30 | 08/06/2026

Të shtëna pranë bazës së Anglisë në SHBA, 9 të plagosur para Botërorit 2026

16:28 | 08/06/2026

Operacion në Torino/ Shqiptari dhe italiani kapen me 3.5 mln euro drogë, sekuestrohen armë

16:04 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com